LAJMI I FUNDIT:

Grubi: Rusia është fajtore për gjithçka në Maqedoni, ka nxitur tensione ndëretnike

Grubi: Rusia është fajtore për gjithçka në Maqedoni, ka nxitur tensione ndëretnike

Zv.kryeministri Aran Grubi sot ka bërë hapjen e konferencës vjetore të Qeverisë. Ai në fjalimin e tij ka thënë se RMV ndër vite po përballet më sfida që kanë vetëm një qendër të përbashkët të jostabilitetit, e ajo është Rusia.

Grubi tha se Rusia ka ndërhyrë në çdo segment në RMV, duke përfshirë edhe tensionet etnike. Ai gjithashtu tha se presidenti rus Vladimir Putin, dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë me konflikte ndëretnike, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Po e them këtë sepse edhe gjatë trazirave në Kuvend kishim nje rus aty që nxiti gjithë situatën, për linçim ndaj deputetëve dhe kryekuvendarit të ri. Kishte deklarata dhe nga Lavrov, Putin dhe Zaharova. Putini madje nxiste tensione ndëretinike dhe konflikte në vendin tonë. Me këto deklarata u pa që ishin kundër marrëveshjes së Prespës, dhe kundër çdo marrëveshje në të mirë të shtetit, nuk dëshironin të mbyllet kontestin 10 vjeçar me fqiun tonë, Greqinë”.

“Projekti më i madh infrastrukturor në vend është Korridori 8 dhe 10D, projekt i penguar me vite nga Rusia, nga kompanitë ruse. Eksponetët rus i kemi gjithkund, për të prishur funksionin e mirë të kësaj qeverisje dhe miqësinë e mirë me gjithë aleatet tanë, ndaj me Frontin Europian po bashkojmë forcat dhe po ruajmë atë që e krijuam me mund, po bashkëpunojmë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, një shtet me tapi për të gjithë” tha Grubi.

Ai përmendi deklaratën e zv.ndihmësit amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, se është me rëndësi të madhe anëtarësimi i RMV-së në BE.

“Varet nga të gjithë ne së bashku, ku dhe si e duam vendin tonë të përbashkët, duam një Maqedoni Europiane apo me ndikim rus?!”, theksoi Grubi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori