LAJMI I FUNDIT:

Gruaja refuzon të bartë maskën në aeroplan, shpërthen rrahja masive mes pasagjerëve – policia amerikane ndërhyn duke përdorur elektroshokun

Gruaja refuzon të bartë maskën në aeroplan, shpërthen rrahja masive mes pasagjerëve – policia amerikane ndërhyn duke përdorur elektroshokun

Një grua është goditur me elektroshok nga policia, pasi shpërtheu një rrahje masive brenda aeroplanit të aviokompanisë “Spirit”, për shkak se kjo grua kishte refuzuar të bartë maskë mbrojtëse.

Incidenti ka ndodhur gjatë dielës brenda aeroplani që sapo kishte ngritur në ajër nga San Juan të Porto Rikos, dhe për destinacion kishte Neëarkun, New Jersey, transmeton Telegrafi.


Një pasagjer që ishte ulur afër kësaj gruaje ka kapur momentin e rrahjes, që filloi mes gruas së identifikuar si Nyasy Vernique Payne që i bërtiste një burrë i veshur me të bardhë.

Payne që e kishte vendosur maskën nën mjekër – e godet punonjësin e aviokompanisë që tenton të ndërpret rrahjen masive mes pasagjerëve.

“Ndaluni, qetësohuni”, dëgjohet një person tjetër në bord duke bërtitur.

E për ta vënë nën kontroll situatën, policët u detyruan të përdorin elektroshokun – madje disa herë duke filluar nga gruaja që e filloi sherrin e deri te disa pasagjerë tjerë. /Telegrafi/