LAJMI I FUNDIT:

GRUAJA QË SHEH NGA DRITARJA

GRUAJA QË SHEH NGA DRITARJA

Poezi nga: Maram al-Masri
Përktheu: Elona Caslli

Gruaja që sheh nga dritarja
dëshiron të ketë krahë të gjatë
që ta mbërthejë botën,
veriun dhe jugun
lindjen dhe perëndimin,
në mitrën e saj
si një nënë e dhembshur.


Gruaja që sheh nga dritarja
dëshiron të ketë duar të mëdha,
që t’i përkëdhel flokët e saj,
që të shkruajë poezi dhe
që ta lehtësojë penën e saj.