Një grua e paemëruar, i ka kaluar të gjithë ata që prisnin në radhë për të blerë biletën në një stacion trenash në Shijianzhung të Kinës.

Por, veprimi saj nuk është pranuar mirë, pasi një i pranishëm e ka kapur për bërryli dhe e ka ndaluar, transmeton Telegrafi.


Pasi ajo këmbëngulte të vazhdonte pa pritur rendin, ai është bërë i dhunshëm dhe e ka rrahur.

Ngjarja nuk ka përfunduar aty, pasi është dashur intervenimi i Policisë që t'i ndajë ata.

Videoja e postuar në rrjetet sociale në Kinë, është komentuar në favor të burrit që e kreu sulmin.

“Pse nuk pret ajo në radhë sikur të gjithë të tjerët. Sikur të ketë ndonjë urgjencë të gjithë do ta kuptonin, por ajo ishte e pasjellshme”, është nja nga komentet e shumta për rastin. /Telegrafi/