LAJMI I FUNDIT:

Gruaja nga Gjakova i vë flakën vetes, dërgohet për trajtim në QKUK

Gruaja nga Gjakova i vë flakën vetes, dërgohet për trajtim në QKUK
Foto nga arkivi

Një grua në Gjakovë ka marr plagë nga zjarri pasi dyshohet se tentoi t’i vë vetes flaken më anë të një lënde djegëse.

Zëdhënesi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj bëri të ditur se e njëjta është dërguar në QKUK për trajtim.


“Sot në fshatin Ramoc-Gjakovë është raportuar se viktima, femër e moshës madhore dyshohet se i ka vënë flakën vetës duke përdorur një lëndë djegëse. E njëjta fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, e pastaj në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor”, tha Elezaj për Kallxo.com.

Tutje, ai bëri të ditur se Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Vetëvrasje në tentativë”.