Vera Kodra, është nëna e tre fëmijëve e cila me lot në sy rrëfen tmerrin që ka përjetuar dhe vijon të përjetojë nga dhuna e vazhdueshme e vëllait të ish burrit të saj.
Ndërsa e bija ka shenja dhune të dukshme në trup janë të vajzës.
Ato akuzojnë vëllanë e ish bashkëshortit dhe axhën se edhe pse ata janë të divorcuar ushtrojnë dhunë të herëpashershme.
B. Kodra: Njëri më kapte për fyti, tjetri për flokësh, mua më ra të fiktë kur hap sytë shikoj që kishin kapur motrën time, e kapnin për floku dhe e tërhiqnin zvarrë.
Vera tregon momentin më të vështirë në jetë. Kur ish-kunati dhunonte vajzën e saj dhe ajo nuk kishte mundësi ta ndihmonte edhe pse dëgjonte ulërimat e së bijës
Vera Kodra: Derisa erdhi policia kam dëgjuar vetëm të bërtiturat e vajzës time Blerina prapa shtëpisë, që ishte gjëja më e tmerrshme që kam jetuar pas vdekjes së vëllait tim. Ishte tmerr, vajza ishte e gjakosur komplet, hundë dhe gojë, shtëpia ishte gjithë gjak.
Pre e dhunës ka qenë dhe vajza tjetër e cila sa herë e shoqërojnë forcat e policisë xhaxhai ankohet se është i verbër dhe nuk ka fuqi të dhunojë, por tmerri për këtë familje nuk nis e nuk mbaron këtu.
Gjykata e Elbasanit i ka dhënë urdhër mbrojtje edhe dhunuesit
Vajza e vogël e Vera Kodrës: Kemi frikë, sepse si ka mundësi që një njeri të na dhunojë dhe të marrë urdhër mbrojtje dhe të hedhi faktin që ne i kemi dhunuar, një fëmijë 13 vjeç dhe një 17 vjeç. Nuk e kuptoj si e ka marrë urdhërin e mbrojtjes! Ku është ky ligj kështu që ta marrë urdhër mbrojtje.
Familja Kodra bën apel për ti ndihmuar. Vajzat kanë më shumë frikë tani që do nisë shkolla
Vajza e vogël e Vera Kodrës: Aq më tepër që tani ne do ikim në shkollë dhe vjet na ka ndodhur shumë gjëra në shkollë. Motrës çfarë nuk i ka ndodhur, lloj lloj njeriu i ëshë ngjitur prapa. Ne e dimë që ata i kanë nisur sepse pse kur ishim, nuk na luante njeri?!
Gjykata, pas deklarimeve të dhëna nga palët në polici ka vendosur të japë urdhëra mbrojtje për të dy.
Argumenti: Palët e përfshira të mos kanosin dhe godasin njëri-tjetrin për mëri apo për të vijuar me konfliktin banal mbi të cilin Prokuroria heton në gjendje të lirë K.Kodrën i kallëzuar nga Vera Kodra për dhunë ndaj vajzës së saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KSHZ tregon daljen në shtatë vendvotimet ku sot rivotohet
E rëndë në Durrës, katër të rinj marrin peng dhe dhunojnë një 15-vjeçar, policia ndërhyn për ta liruar
Zjarr në departamentin e grave në Idrizovë, katër punonjëse kanë përfunduar në Toksikologji
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251