LAJMI I FUNDIT:

Gruaja mbron burrin: Nuk e përdhunoi vajzën, tegon debatet në familje

Gruaja mbron burrin: Nuk e përdhunoi vajzën, tegon debatet në familje

I shoqi është pas hekurave për një akuzë të rëndë, “marrëdhënie në gjini”. Por bashkëshortja e tij hedh poshtë akuzat e së bijës. Fatos Gurakuqi është akuzuar nga vajza 15 vjeçe, por nëna e saj thotë se “i ati e rrihte, por nuk e ka përdhunuar”.

Gjatë seancës së ditës së djeshme në gjykatë pritej akt­-ekspertimi nga policia shkencore, që do të vërtetonte nëse kishte ndodhur përdhunimi.


Në mungesë të kësaj përgjigje, seanca u shty për më 14 shtator. Ndërkohë, J.G., bashkëshortja e Fatosit, e pranishme në gjyq ka folur për Gazetën Shqiptare duke dhënë versionin e saj për ngjarjen.

Si e morët vesh ju të gjithë ngjarjen?

Unë kam qenë në shtëpi atë ditë, pasi isha shtatzënë dhe në rrezik dështimi. Atë ditë im shoq doli nga shtëpia për të rregulluar një gjenerator, mbaj mend që i thashë të mos vonohej se do merrte vajzën nga shkolla. Më telefonon mësuesja e vajzës dhe më thotë që vajza ishte sëmurë dhe duhet të shkojë në spital. Unë di që bashkëshorti im u arrestua më 18 nëntor në orën 1 të drekës, ndërsa vajza ime erdhi në orën 3 të mëngjesit, bashkë me policinë.

Po më vonë çfarë ndodhi?

Unë e dija që vajza ime ishte në spital. Më ka marrë mësuesja e vajzës, pasi im shoq kishte shkuar në shkollë dhe kishte qenë i pijshëm. Unë di që Fatosi kishte shkuar në shkollë dhe kishte bërë debate me mësuesit që do ta çonte vetë vajzën në spital dhe kishte thyer edhe një derë në shkollë. Di që mësuesit e kanë njoftuar policinë dhe më pas e kanë shoqëruar në komisariat.

Si i ka pasur marrëdhëniet vajza me babain?

Im shoq pinte alkool dhe e rrihte. Kishte dëgjuar se ajo dashuronte një djalë e kishin debate.

Çfarë ndodhi kur erdhi policia?

Aty mora vesh që vajza ime kishte bërë një denoncim në polici se e ka përdhunuar babai, e mohova diçka të tillë pa folur ende me vajzën.

Fole me vajzën atë natë?

U përpoqa të flisja, por vetëm më tha që “nuk e di se pse e bëra denoncimin”, por pas disa ditësh ajo më tregoi se nuk është e vërtetë që babai ka kryer marrëdhënie me të.

E keni pyetur vajzën se çfarë e shtyu të denonconte të atin për një akuzë kaq të rëndë?

Në fillim e kam pyetur, por thjesht më ka thënë që as vetë nuk e dinte. E kam parë që gjendja e saj ka qenë e rënduar. Nuk kam marrë përgjigje nga pse e bëri.

Ju si nënë pse mendoni që ajo vendosi të akuzojë babain e saj?

Nuk e di, mbase ngaqë im shoq e rrihte, por di të them që nuk është e vërtetë, e njoh tim shoq, kemi 18 vite martesë dhe 6 fëmijë.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori