LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e ambasadorit Kosnett: Lirimi i shtetit të kapur është i mundur, Kurti ka të drejtë – I reagojnë edhe qytetarët në Facebook

Gruaja e ambasadorit Kosnett: Lirimi i shtetit të kapur është i mundur, Kurti ka të drejtë – I reagojnë edhe qytetarët në Facebook

Alison Kosnett, gruaja e ambasadorit amerikan në Kosovë,  Philip Kosnett, ka komentuar rreth ç’kapjes së shtetit të Kosovës, për të cilën gjë ka thënë se është i mundur.

Kosnett duke komentuar rreth një intervistë të kryeministrit Albin Kurti, ka thënë “Ai ka të drejtë, ç’kapja e shtetit të Kosovës është e mundur”.


Pyetjes në profilin e saj në Facebook, se kush është ai që ka të drejtë, Alison është shprehur se ai është “kryeministri në detyrë, Albin Kurti”.

Në profilin e saj në Facebook ka pasur edhe komente tjera.

Gazetarja Jeta Xharra, pas këtyre komenteve të Alison, i ka shkruar se a mund t’ia transmetoj këtë burrit të saj, ambasadorit Philip Kosnett.

I menjëhershëm ishte reagimi i gruas së ambasadorit, e cila u përgjigj “po, çdo moment”.

Alison Kosnett më tej në përgjigjet e saj për komentuesit tjerë thotë se ka nevojë për më shumë përgjegjësi dhe transparencë dhe të gjithë duhet ta ngritin zërin për këtë.

“E ardhmja e Kosovës kërkon zërin e gjithsecilit, e jo vetëm të Albinit”, shkruan ajo.

Por, një ditë para rrëzimit të Qeverisë Kurti, ambasadori Kosnett kishte mbështetur seancën për mocionin e mosbesimit.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se i vjen mirë që në Kuvendin e Kosovës, do të mbahet seanca për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

Kosnett mbështet seancën e nesërme për mocionin
Lexo po ashtu Kosnett mbështet seancën e nesërme për mocionin

Ambasadori kishte pohuar se është e rëndësishme që të gjitha institucionet e Kosovës ta respektojnë Kushtetutën.

“Jam i kënaqur të shoh që Kuvendi do të mbajë nesër seancën për votimin e mocionit. Siç i kam thënë kryeministrit sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, kishte shkruar Kosnett në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori