LAJMI I FUNDIT:

Gruaja bie në kovën me vaj të valë (Video)

Gruaja bie në kovën me vaj të valë (Video)

Në Melbourne të Australisë, një grua ka marrë lëndime serioze pasi ka rrëshqitur dhe ka rënë në kovën me vaj të nxehtë.

Angela Buza, që është menaxhere e një lokali të McDonald’s, ka qenë duke kryer punët e zakonshme, kur ka rrëshqitur në dyshemenë e lagur brenda banakut, transmeton Telegrafi.


Për fat të keq, ajo ka rënë në kovën ku më parë është zbrazur vaji, që mbërrin temperaturën prej 170 gradë Celsius.

Vaji, që ishte hequr nga makina ku skuqen patatet, i ka shkatuar asaj djegie të rënda në këmbë dhe në njërën dorë. /Telegrafi/