LAJMI I FUNDIT:

Grkovska: Marrëveshja e korridoreve ka klauzulë sekrete

Grkovska: Marrëveshja e korridoreve ka klauzulë sekrete

Zv. kryeministrja për qeverisje të mirë, Sllavica Grkovska, tha se marrëveshja me “Bechtel dhe Enka”, për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, kanë klauzulë sekrete. Ajo gjatë brifingut me gazetarët u shpreh se kjo marrëveshje nuk ka pse të mbetet e fshehur për publikun, dhe se opinioni e di se ka diçka sekrete në marrëveshjen e korridoreve.

“Deklarata ime e parë në lidhje me atë ishte se në princip nuk shohë arsye të mos publikohet për opinionin, vetëm nëse ka klauzulë sekrete që do të mund të ndikonte në një vendim të tillë, dhe se do të kontrollojë nëse ka klauzolë të tillë. Megjithatë, klauzolë e tillë ekziston, dhe opinioni është i informuar për një klauzolë të tillë”, theksoi Sllavica Grkovska, zv. kryeministre për qeverisje të mirë.


Për mekanizmin që kanë në dispozicion-paralajmërimet për zyrtarët që e shkelin kodin etik dhe keqpërdorin pozitën e tyre, Grkovska theksoi se pavarësisht se për kë bëhet fjalë, ata vendosin në bazë të argumenteve. Ndërsa, në lidhje me atë se a ka presione nga funksionerët, Grkovska nuk u përgjigjë.

“Pavarësisht nga çdo gjë dhe pavarësisht se për kë bëhet fjalë, ne vendosim në bazë të argumenteve dhe është e qartë se nuk na shqetëson shumë se kush çfarë thotë”, deklaroi Grkovska.

Ajo më tej tha se kanë rekomanduar që çdo ministri dhe çdo institucion të ketë një përgjegjës për të zbatuar sa më mirë kodin e etikës.

“Jemi në drejtimin e duhur, është proces për faktin se deri më tani nuk kemi pasur raste të vendosjes së masave dhe paralajmërimeve për sjellje të tilla të zyrtarëve. Është një proces që shpresojmë se një ditë do të na çojë në një situatë ku vetëdija e zyrtarëve do të jetë në të njëjtin nivel siç është në shtetet e zhvilluara”, tha Grkovska.

Zëvendëskryeministrja shtoi se nëse dikush vazhdon ta shkel kodin për të njëjtën gjë për të cilën është paralajmëruar, janë të obliguar që ta informojnë kryeministrin dhe ai të vendos se çfarë mase do të vendos. Masat janë për të kërkuar dorëheqje, shkarkim dhe vërejtje publike./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori