LAJMI I FUNDIT:

Grimeri i njohur vlerëson 10 trendet e grimit, rezultati do t’ju befasojë

Grimeri i njohur vlerëson 10 trendet e grimit, rezultati do t’ju befasojë

Grimeri dhe influenceri i njohur në TikTok, ka vlerësuar 10 trendet më të fundit të grimit të cilat janë bërë virale nga personalitete të njohura.

Ai në vendin e fundit e renditi grimin viral “Dredhëz” të Hailey Bieber, ndonëse ishte pëlqyer nga shumë influencerë të tjerë. Sipas tij ky grim ishte thjeshtë ‘blush’ dhe pika jo diçka në veçanti.


Charles renditi në vendin e nëntë trendin e “grimit të pastër”, kjo pasi sipas tij ky grim thjesht aplikohet nga njerëz të bukur, dhe nuk është trend në grim.

@jamescharlespraying for better trends this year 😭

♬ original sound – James Charles

Në vendin e tetë ai renditi grimin e njohur viral për t’u dukur sa më dimëror, derisa në vendin e shtatë renditi grimin ‘latte’ një lloj grimi i stilit çokollatë.

Grimeri i njohur në TikTok, renditi grimin ‘mob-make-up’ në vendin e gjashtë, derisa grimin korean e renditi në vendin e pestë; ai gjithashtu renditi në vendin e katërt trendin viral të vajzave latine.

Në vendin e tretë, renditi grimin me shkëlqim për të cilin Charles thotë se adhuron, derisa në vendin e dytë vendosi grimin “e egër”.

Dhe për fund, grimi fitues është ai grimi i rënduar i trendit të vitit 2016. /Telegrafi/