LAJMI I FUNDIT:

Griezmann, ‘Plani B’ i Guardiolas për sulmin e Man Cityt

Griezmann, ‘Plani B’ i Guardiolas për sulmin e Man Cityt
Griezmann thuhet se ka marrëveshje me Barcelonën! (Getty Images)

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka përfunduar në radarin e Manchester Cityt, por jo si zgjedhje e parë e gjigantit anglez.

Manchester City ka njërën nga skuadrat më të forta në botë momentalisht, por nuk ngopen me organikën e tyre dhe duan emra të rinj për të transferuar.


I fundit që ka përfunduar në listën e drejtuesve të Cityt dhe trajnerit Guardiola është sulmuesi francez, Griezmann.

Man City përgatit goditjen e dyfishtë, Kane-Isco
Lexo po ashtu Man City përgatit goditjen e dyfishtë, Kane-Isco

Megjithatë, sipas mediumit spanjoll Diario Gol, Griezmann është ‘plani b’ i liderit aktual të Ligës Premier.

Griezmann thuhet se ka marrëveshje me Barcelonën! (Getty Images)

Qytetarët janë të interesuar në golashënuesin kryesor të kampionatit Harry Kane dhe do të bëjnë çmos për transferimin e tij në Etihad.

Në rast dështimi të transferimit të Kane, City do të vihet pas Griezmann duke mos pasur asnjë problem për të paguar klauzolën e tij prej 100 milionë eurosh.

Presidenti Cerezo: Griezmann është nën kontratë dhe i lumtur te Atletico
Lexo po ashtu Presidenti Cerezo: Griezmann është nën kontratë dhe i lumtur te Atletico

City gjithashtu është gati ta fusë në marrëveshje për transferimin e tij edhe Sergio Agueron, i cili luajti për Atleticon para se të transferohet në Angli.

Oferta e Cityt në këtë rast do të ishte 50 milionë euro plus shërbimet e argjentinasit Aguero. /Telegrafi/