LAJMI I FUNDIT:

Grevë e 40 mijë mësimdhënësve në Slloveni

Grevë e 40 mijë mësimdhënësve në Slloveni

Shumica e shkollave fillore, të mesme dhe çerdheve në Slloveni nuk janë duke punuar për shkak të grevës së rreth 40.000 mësimdhënësve në këtë vend të cilët po kërkojnë paga më të larta.

Agjencia e lajmeve e Sllovenisë STA transmeton se kjo është protesta e dytë e mësimdhënësve në Slloveni në muajt e fundit.


Sindikata e arsimit e Sllovenisë kërkon ngritjen e pagave pasi vitin e kaluar pagat në sektorin shtetëror ishin rritur 4 për qind, ndërsa në arsim ishin ngritur për vetëm 1,69 për qind.

Mësimdhënësve po ashtu kërkojnë rritje të regresit për pushim vjetor. /kp/Telegrafi/