LAJMI I FUNDIT:

Greva në Trepçë – 15 minatorë deri tash kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Greva në Trepçë – 15 minatorë deri tash kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Në ditën e tetë të grevës në Trepçë, edhe një minatorë ka kërkuar sot ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Kështu ka thënë në një prononcim për Telegrafin, drejtori mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, Bashkim Hasani.


Ai tha se njëjtë se minatorët e tjerë edhe pacienti i sotëm ka plogështi, lodhje, ethe dhe molisje të përgjithshme.

Hasani ka thënë se deri më sot kanë kërkuar ndihmë mjekësore 15 pacientë.

Greva e minatorëve: Ministrja Rizvanolli nuk shkon për të raportuar në Komision - deputetët pritet të takojnë përfaqësuesit sindikal
Lexo po ashtu Greva e minatorëve: Ministrja Rizvanolli nuk shkon për të raportuar në Komision - deputetët pritet të takojnë përfaqësuesit sindikal

“14 gjatë javës ndërsa një sot është duke marr trajtim mjekësorë. Gjendja shëndetësore është me të gjitha ato ankesa që ka pasur përpara, me ethe, lodhje, plogështi, kokëdhembje, molisje e përgjithshme. Besojmë që edhe pacienti sa ta merr trajtimin do të lirohet për në shtëpi. Gjatë gjithë javës asnjë pacient nuk ka pasur nevojë të shtrihet në spital e të vazhdojë trajtimin”, ka thënë Hasani.

Ndryshe, sot është dita e tetë që minatorët e ndërmarrje “Trepça”, kanë hyrë në grevë.

Kërkesa të minatorëve janë që pagat t’u dalin me kohë, të ketë përmirësim të kushteve të punës, sigurime shëndetësore dhe shkarkim të menaxhmentit.

Menaxhmenti i Trepçës sot ka marrë vendim që të suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës së punëtorëve Ibrahim Jonuzi, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator me arsyetimin se e kanë shkelur ligjin dhe e kanë rrezikuar rendin kushtetues. /Telegrafi/