LAJMI I FUNDIT:

Greva e minatorëve: Ministrja Rizvanolli nuk shkon për të raportuar në Komision – deputetët pritet të takojnë përfaqësuesit sindikal

Greva e minatorëve: Ministrja Rizvanolli nuk shkon për të raportuar në Komision – deputetët pritet të takojnë përfaqësuesit sindikal

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli nuk mori pjesë në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku pritej që të raportonte lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen TREPÇA Sh.A.

Kryetari i këtij Komisioni, deputeti Ferat Shala nga radhët e PDK-së tha se javën e kaluar i është bërë ftesa zyrtare ministres Rizvanolli, mirëpo e njëjta sipas tij kishte një udhëtim zyrtarë jashtë vendit.


“Greva në minierë po vazhdon, është dita e tetë e grevës dhe ende nuk kemi ndonjë informacion zyrtar nga institucionet e shtetit. E kam ftuar ministren me ftesë zyrtare, por të premten kemi marr e-mail që ajo nuk do të jetë prezentë pasi është në një udhëtim zyrtarë jashtë vendit”, ka thënë Shala.

Por, siç u shpreh ai asnjë ngjarje nuk do të ishte më e rëndësishme se sa ministrja Rizvanolli të vinte të raportonte për ndërmarrjen Trepça.

“Ajo është përgjegjësja e parë institucionale që menaxhon sektorin dhe menaxhimin e ndërmarrjeve publike. Tetë ditë grevë dhe sot ministrja nuk ka gjet kohë me ardh…Sa i përket vizitës së minatorëve me kënaqësi të madhe i presim…Por, do duhej të pyesim se pse nuk kemi asnjë informacion zyrtarë shtetërorë se pse deri sot minatorët nuk kanë marrë paga të rregullta…“, ka thënë Ferati.

Ndërsa, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) propozoi që anëtarët e këtij komisioni të ftojnë në takim përfaqësuesit sindikal të Trepçës.

Ajo tha se ata gjenden në objektin e Kuvendit dhe i ka ftuar Grupi parlamentar i LVV-së.

“Propozojë që sot ne si Komision të bëjmë një takim të përbashkët me përfaqësuesit sindikal të minatorëve të Trepçës. Ata sot janë këtu pasi i kemi ftuar ne si Grup Parlamentar. Pikë e diskutimit është situata aktuale në Trepçë. Janë përfaqësuesit e punëtoreve, jo të punëdhënësit. Kryetari i sindikatës është këtu prezent bashk me tetë të tjerë”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndërsa, reaguan anëtarët e tjerë të këtij komisioni duke kërkuar shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrje si dhe kërkuan nga shteti që të ketë ndonjë informacion zyrtarë për minatorët e Trepçës.

Ndryshe, sot është dita e tetë që minatorët e ndërmarrje “Trepça”, kanë hyrë në grevë.

Kërkesa të minatorëve janë që pagat t’u dalin me kohë, të ketë përmirësim të kushteve të punës, sigurime shëndetësore dhe shkarkim të menaxhmentit.

Menaxhmenti i Trepçës sot ka marrë vendim që të suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës së punëtorëve Ibrahim Jonuzi, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator me arsyetimin se e kanë shkelur ligjin dhe e kanë rrezikuar rendin kushtetues. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Zbritet çmimi i naftës dhe gazit në Kosovë, mbetet i pandryshuar ai i benzinës

Zbritet çmimi i naftës dhe gazit në Kosovë, mbetet i pandryshuar ai i benzinës

Ekonomi
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Kalo në kategori