LAJMI I FUNDIT:

Greva Kontrollorëve Ajror, sot bllokon 8 orë fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës

Greva Kontrollorëve Ajror, sot bllokon 8 orë fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës

Kontrollorët e trafikut ajror po vazhdojnë grevën pavarësisht thirrjeve për ndërprerjen ose pezullimin e tyre.

Nga SINKON dhe ASHNA është njoftuar se greva sot do të jetë 8-orëshe, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm deri në orën 16:00.


Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë thirrje që të pezullohet greva e Kontrollorëve Ajror, duke kërkuar që të realizohet të paktën minimumi i punës në mënyrë që të mos rrezikohet aviacioni, jeta apo shëndeti i njerëzve.

Edhe Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës u ka bërë thirrje Kontrollorëve të Trafikut Ajror që të ndërprejnë grevën duke pasur parasysh pasojat e mëdha për publikun që udhëton dhe humbjet tjera direkte e indirekte që mund të shkaktohen./Telegrafi/