Mësimdhënësit kanë hyrë në ditën e pestë të grevës.

Sindikata e Pavarur të Arsimit të Shqipërisë ka ardhur për t’i mbështetur kolegët e tyre kosovarë. Kryetari  Nevruz Kaptelli ka inkurajuar SBASHK-un që të mos tërhiqen nga kërkesat e tyre, e mësimdhënësit për vendosmërinë në grevë.

“Ne duam t’u inkurajojmë dhe t’iu themi që të mos tërhiqeni nga kërkesat dhe të drejtat tuaja deri në realizimin e tyre. Qeveritë kanë punën e tyre. Ato asnjëherë nuk kanë marrë seriozisht të drejtat dhe dinjitetin e mësuesve”, deklaroi Nevruz Kaptelli.

Rrahman Jashari,  edhe një herë ka përsëritur qëndrimin e SBASHK-ut,  se greva nuk do të ndërpritet deri në realizimin e kërkesave.

“Kjo grevë nuk ishte me dëshirën tonë. Këtë e them me argumente. Nga maji e këndej,  Sindikata është munduar me dialog e me takime të vazhdueshme të korrigjoj projektligjin e pagave të, i cili është diskriminues për sistemin arsimor”, deklaroi Rrahman Jashari.

Sindikalistet kanë vizituar shkollën fillore ”Dardania”, në Prishtinë dhe kopshtin “Gëzimi Ynë”. Ndërsa Jashari bëri të ditur se është hera e parë që kopshtet i janë bashkangjitur grevës në këtë mënyrë. Kërkesa kryesore e mësimdhënësve është rritja e koeficientit për 30%, ndërsa sistemi mësimor është në grevë që nga data 14 janar 2019./RTV Dukagjini/Telegrafi/