LAJMI I FUNDIT:

Greta Thunberg i kundërpërgjigjet kritikëve: Ndryshimi po vjen, u pëlqeu apo jo kjo tjerëve

Greta Thunberg i kundërpërgjigjet kritikëve: Ndryshimi po vjen, u pëlqeu apo jo kjo tjerëve

Aktivistja suedeze Greta Thunberg u është përgjigjur kritikëve në Facebook për shkak të fjalimit të saj në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, duke thënë se nuk po mund ta kuptojë se pse të rriturit do të humbnin kohë për përqeshje dhe kërcënime ndaj adoleshentëve dhe fëmijëve që promovojnë shkencën, ku në vend të këtyre gjërave të shëmtuara do të mund të bënin diçka të mirë.

“Besoj se ndihen të kërcënuar prej nesh”, ka shkruar 16-vjeçarja në profilin e saj në Facebook, ku pas fjalimit në Kombet e Bashkuara kritikoi ashpër liderët botëror se nuk po bëjnë asgjë për të parandaluar ndryshimet klimatike, transmeton Telegrafi.


Ajo u ka bërë thirrje bashkëmoshatarëve që të mos humbin kohë me persona të tillë.

“Bota po zgjohet. Ndryshimet po vijnë, u pëlqeu apo jo kjo të tjerëve”, ka shkruar ajo ndër tjera duke u bërë thirrje bashkëmoshatarëve që edhe këtë të premten të dalin në rrugë që të protestojnë kundër ndryshimeve klimatike.

Ajo ka shtuar se ata që e “urrejnë” po e sulmojnë për shkak të pamjes, rrobave, sjelljeve dhe të gjitha tjerave që e bëjnë ndryshe.

“Shpikin gënjeshtra dhe teori konspirative dhe mendoj se do ta kalojnë çdo limit për ta tërhequr vëmendjen nga tema, pasi që nuk duan të flasin për ndryshimet klimatike dhe krizën ekologjike”, ka vlerësuar Thunberg. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori