Atletja kosovare, Gresa Bakraqi, ka arritur një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të Shteteve në Zhvillim, që u mbajt në Monako.

Bakraqi siguroi vendin e dytë në disiplinën e 1500 metrave, duke i sjellë Kosovës një tjetër rezultat të vlefshëm në atletikën evropiane.


Ky sukses vlerësohet si dëshmi e talentit, përkushtimit dhe punës së vazhdueshme të sportistëve kosovarë, të cilët po vazhdojnë të përfaqësojnë vendin me dinjitet në garat ndërkombëtare.


Me këtë rast, Ministria e Sportit dhe Rinisë ka uruar Gresa Bakraqin për arritjen e saj, duke shprehur gjithashtu mirënjohje për Federatën Atletike të Kosovës, trajnerët dhe të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin e atletikës në vend.

Medalja e argjendtë e fituar në Monako përbën një tjetër moment krenarie për sportin kosovar dhe një motiv shtesë për brezat e rinj të atletëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app