LAJMI I FUNDIT:

Greqia refuzon ndihmën e Shqipërisë për zjarret, kthehen pas zjarrfikëset

Greqia refuzon ndihmën e Shqipërisë për zjarret, kthehen pas zjarrfikëset

Greqia ka refuzuar ndihmën e ofruar nga shërbimi zjarrfikës i Shqipërisë, të cilët udhëtuan drejt kufirit për të shkuar për ndihmë në zonën e përfshirë nga zjarret në Alexandropulis.

Sistemi Europian i Mbrojtjes Civile i është përgjigjur Shqipërisë se nuk ma më nevojë për ndihma tokësore sa i takon situatës së zjarreve, pasi ato janë plotësuar nga vende e tjera të BE-së.


Kjo ka bërë që zjarrfikëset e nisura nga nga Korça, Maliqi, Gjirokastra dhe Tirana të kthehen pas, pas “refuzimit” nga pala greke.

Shqipëria i ofron ndihmë Greqisë për shuarjen e zjarreve
Lexo po ashtu Shqipëria i ofron ndihmë Greqisë për shuarjen e zjarreve

Zjarrfikëset qëndruan disa orë qytetin e Bilishtit dhe më pas në Pyllin e Cangonjit, por pas marrjes së njoftimit nga sistemi Evropian i Mbrojtjes Civile, ato janë kthyer pas, siç shihet dhe nga foto, raporton Euronews Albania.

Marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje duket se nuk ndodhen në momentet më të mira për shkak të çështjes Beleri dhe paralajmërimeve të Athinës zyrtare se do të bllokojë proceset integruese të Shqipërisë në BE.

U la jashtë takimit të Athinës, reagon Rama: Mitsotakis është i ftuar në Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë në tetor
Lexo po ashtu U la jashtë takimit të Athinës, reagon Rama: Mitsotakis është i ftuar në Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë në tetor

Tensionimi u shpërfaq akoma më shumë me mungesën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në darkën informale të liderve të rajonit të thirur nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Rama nuk mori një ftesë për të qenë i pranishëm, pasi Shqipërisë iu drejtua ftesa në nivel presidencial. Ftesë të cilën kreu i shtetit Bajram Begaj e refuzoi për shkak të angazhimeve të tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori