LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria i ofron ndihmë Greqisë për shuarjen e zjarreve

Shqipëria i ofron ndihmë Greqisë për shuarjen e zjarreve

Dy trupa të zjarrfikëses janë nisur nga Maliqi e Korça drejt shteti fqinj të Greqisë për ndihmë mbi situatën e zjarreve që kanë pushtuar pyjet.

Pas komunikimit me autoritetet e zjarrfikëses në këto dy qytete, bëhet e ditur se përkatësisht nga Maliqi drejt Greqisë janë nisur katër zjarrfikës dhe një automjet zjarrfikës. Edhe nga qyteti i Korçës është nisur një tjetër mjet dhe pesë efektivë, raporton Report TV.


Sipas informacioneve kanë qenë kryetarët e Bashkive ata që kanë urdhëruar, që nga autoritetet të ofrohet ndihmë për shuarjen e flakëve të cilat kanë marrë përmasa të mëdha në shtetin grek.

Mësohet se zjarrfikësit janë nisur përpara disa orëve dhe momentalisht janë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, aty ku po kryejnë procedurat përkatëse për kalim drejt shtetit fqinj. /Telegrafi/