LAJMI I FUNDIT:

Greqi: Asistenti digjital mAigov për informacionin e shërbimeve civile, tani edhe në gjuhën shqipe

Greqi: Asistenti digjital mAigov për informacionin e shërbimeve civile, tani edhe në gjuhën shqipe

Një version i zgjeruar i asistentit digjital, mAigov, u ofron tani qytetarëve të Bashkimit Evropian dhe grekëve jashtë vendit informacion për shërbimin publik në 25 gjuhë, përfshirë edhe gjuhën shqipe.

Asistenti i bisedës shumëgjuhëshe është i disponueshëm përmes gov.gr në 24 gjuhë të certifikuara të BE-së gjithashtu dhe në gjuhën shqipe dhe u prezantua nga ministri i Qeverisjes Digjitale, Dimitris Papastergiou, dhe ministri i Punëve të Jashtme, George Gerapetritis, në Ministrinë e Jashtme.


Pavarësisht se nga ku telefonojnë, banorët e BE-së mund t’i qasen mAigov përmes një celulari, tableti, ose desktopi/laptopi, qoftë duke shtypur pyetjen e tyre ose me zë.

Ai udhëzon përdoruesin drejt shërbimit të duhur, ndërkohë që ofron edhe një vlerësim të efektivitetit të tij në fund. Pyetjet që mund të përgjigjet përfshijnë: Çfarë më nevojitet për një leje qëndrimi në Greqi? Si mund të udhëtoj me kafshën time? Si mund të hap një biznes në Greqi?

“Çdo ditë që ka një përmirësim të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve është një ditë e rëndësishme për sistemin administrativ të vendit tonë”, tha Gerapetritis, duke nënvizuar se “Greqia dhe qeveria greke qëndrojnë pranë grekëve, kudo që janë”.

Papastergiou tha se mAigov kishte kryer deri më tani mbi 300.000 biseda, gjë që e bëri ministrinë e e-Qeverisjes krenare dhe një pioniere në nivel evropian, duke kontribuar në ëndrrën e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për një vend miqësor.

Asistenti digjital mund të përdoret nga grekët jashtë vendit dhe nga qytetarët që nuk flasin greqisht, por kanë nevojë për informacion mbi shërbimet dhe proceset në sektorin publik grek.

Përveç kësaj, mAigov flet gjithashtu kinezisht ose arabisht dhe ofron “një fillim të shkëlqyer për të treguar jashtë vendit punën e madhe që po bëhet në Greqi vitet e fundit,” shtoi ai.

Sistemi gjithashtu do të jetë në gjendje në të ardhmen të përgjigjet me zë në çdo gjuhe me të cilën flitet.

mAigov është i lidhur, aktualisht, me 1670 shërbime të ofruara nga gov.gr dhe me 3296 procedura administrative të regjistruara në Regjistrin Kombëtar të Procedurave Administrative ‘Mitos’. /ANA-MPA

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori