LAJMI I FUNDIT:

Grenell: Le të jemi të qartë, kokat bërthamore ishin ruse, jo ukrainase

Grenell: Le të jemi të qartë, kokat bërthamore ishin ruse, jo ukrainase

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misionet speciale Richard Grenell, ka deklaruar se armët bërthamore që mbetën në territorin ukrainas pas rënies së BRSS, i përkisnin Rusisë dhe pretendoi se ky ishte një “fakt i pakëndshëm”.

“Le të jemi të qartë në lidhje me Memorandumin e Budapestit: kokat bërthamore ishin të Rusisë dhe ishin mbetje. Ukraina ia ktheu armët bërthamore Rusisë. Ato nuk ishin të Ukrainës. Ky është një fakt i pakëndshëm”, ka shkruar Grenell në X.

Steven Pifer, ish-ambasador i SHBA-së në Ukrainë dhe ekspert i armëve bërthamore, u përgjigj duke deklaruar se Grenell e ka “gabuar plotësisht”, transmeton Telegrafi.


“Kam ndihmuar në negocimin e Memorandumit të Budapestit. Grenell e ka krejtësisht gabim. Kokat bërthamore në Ukrainë ishin ish-sovjetike, jo ruse. ICBM [raketat balistike ndërkontinentale] dhe bombarduesit u eliminuan në Ukrainë, përveç numrit të vogël të dërguar në Rusi për lehtësimin e borxhit”, shtoi ai.

Pifer theksoi se Ukraina kishte vendosur të dërgonte kokat bërthamore në Rusi për çmontim, kryesisht sepse Moska ishte zotuar të respektonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe të mos përdorte forcë kundër Ukrainës.

Ai e këshilloi Grenellin të lexon historinë e plotë.

Më parë, ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton shprehu keqardhjen për rolin e tij në çarmatimin bërthamor të Ukrainës në vitet e 90-ta, duke sugjeruar se përndryshe Rusia mund të mos kishte nisur pushtimin në shkallë të plotë.

Në janar 1994, Clinton nënshkroi një marrëveshje trepalëshe me presidentët e atëhershëm të Rusisë dhe Ukrainës, Boris Yeltsin dhe Leonid Kravchuk, për eliminimin e arsenalit të armëve strategjike bërthamore që mbetën në territorin ukrainas pas rënies së BRSS.

Në dhjetor të të njëjtit vit, Shtetet e Bashkuara iu bashkuan gjithashtu Memorandumit të Budapestit, i cili përcaktonte detyrimin e Rusisë për të respektuar integritetin territorial të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Lexuesja e buzëve” zbulon se çfarë i thanë njëri-tjetrit Trump dhe Zelensky, në funeralin e Papës

“Lexuesja e buzëve” zbulon se çfarë i thanë njëri-tjetrit Trump dhe Zelensky, në funeralin e Papës

Botë
Arabia Saudite dhe Katari do të paguajnë borxhet e Sirisë ndaj Bankës Botërore

Arabia Saudite dhe Katari do të paguajnë borxhet e Sirisë ndaj Bankës Botërore

Botë
Besimtari mysliman vritet në një xhami në Francë, sulmuesi me origjinë nga Bosnja filmoi krimin

Besimtari mysliman vritet në një xhami në Francë, sulmuesi me origjinë nga Bosnja filmoi krimin

Botë
The Guradian: Djali i zëvendësdrejtoreshës së CIA-s humbi jetën në Ukrainë duke luftuar për Rusinë

The Guradian: Djali i zëvendësdrejtoreshës së CIA-s humbi jetën në Ukrainë duke luftuar për Rusinë

Evropa
Dalin fotografi nga takimi Trump-Zelensky i cili u zhvillua në Vatikan, shihen edhe dy liderë evropianë

Dalin fotografi nga takimi Trump-Zelensky i cili u zhvillua në Vatikan, shihen edhe dy liderë evropianë

Botë
Macron: Zelensky pranoi një armëpushim pa kushte

Macron: Zelensky pranoi një armëpushim pa kushte

Evropa
Kalo në kategori