LAJMI I FUNDIT:

Gregg Popovich flet para duelit ndaj Golden State Warriors

Gregg Popovich flet para duelit ndaj Golden State Warriors

Një prej trajnerëve më të repsektuar në NBA, Gregg Popovich, ka folur para ndeshjes ndaj Golden State Warriors e cila zhvillohet pas pak ditësh në AT&T Center.

San Antonio Spurs janë të pamposhtur në shtëpi këtë sezon dhe ka një vit që nuk e kanë shijuar humbjen para tifozëve të vet.


Dhe, para përballjes së një prej ekipeve më të mira këtë sezon, Golden State Warriors, nuk ka mundur të mos shprehet edhe Gregg Popovich, tekniku i Spurs.

“Sigurisht se këto ndeshje kanë më shumë kompetitivitet. Sigurisht se do të jemi më të motivuar. Por, pasi të përfundojë ndeshja, do ta dimë se janë edhe 3-4 ndeshje tjera me ta, dhe po ashtu edhe një gjysmë tjetër e sezonit”.

“Nuk është se kush fiton, apo kush humbë në këto ndeshje. Në këto ndeshje vlen se kush mëson më shumë për njëri-tjetrin. Natyrisht se më pëlqen që të fitoj, por të dyja ekipet do të tentojnë të mësojnë sa më shumë nga njëri-tjetri”.

“Do të ballafaqohen ekipi më i mirë ofensiv, ndaj ekipit më të mirë defensiv. Do të jetë si një përballje me vetveten. Që të dyja ekipet kanë lojtarë jo egoistë dhe do të jenë ndeshje të mrekullueshme”, u shpreh Pops për mediat gjatë stërvitjeve në përgatitje të ndeshjes ndaj Chicago Bulls.

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori