Gratë deputete vizitojnë Klinikën Obstetrike Gjinekologjike

Myrvete Paçarada, u.d. e drejtoreshës së Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, njoftoi gratë deputete se në vitin e kaluar në kuadër të klinikës janë kryer 10.400 lindje.
“Kemi qenë të mbingarkuar edhe me raste të komplikuara nga rajonet, por nuk kemi pasur asnjë vdekje dhe puna është kryer me sukses, është fat i madh që sivjet klinika është rinovuar dhe po rinovohet, e po ashtu kemi marrë disa donacione që kanë qenë të mirëseardhura”, njoftoi Paçarada.
Ajo shtroi nevojën për buxhet shtesë për shëndetësi dhe Klinikën e Gjinekologjisë në veçanti, meqë është vend ku fillon jeta.
Deputetja Teuta Sahatqiu, tha se kanë ardhur të njihen nga afër me punën që bëhet në këtë klinikë dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet stafi, por njëkohësisht të ndajnë nga një dhuratë simbolike për nënat që ka lindur.
“Ne vizituam nga afër edhe nënat të cilat ishin të lumtura që kishin lindur bebet e tyre, por dëgjuam edhe kërkesat e stafit për më shumë buxhet dhe përmirësim të kushteve të përgjithshme”, theksoi Sahatqiu. /Telegrafi/












































