eksperti-banner

Disa aktiviste femra janë gjobitur në Francë për veshjen e burkës në një pishinë noti në Grenoble.

Pesë gra hynë në pishinën e qytetit për t'u larë të mërkurën, duke bërë që pishina të evakuohej me kërkesë të zyrtarëve, tha policia franceze.


Bashkia e Grenoble tha se aktivistët kishin bllokuar hyrjen në pishinë gjersa më pas ishin dënuar dhe u është ndaluar hyrja në objekt për dy muaj, raporton euronews.

636670855123156970 071218 POOL COTTON jh0002 scaled

Incidenti vjen pas një debati të tensionuar midis kryetarit të Grenoble, Eric Piolle dhe qeverisë mbi kostumet e notit.

"Burka" - një rroba banje që mbulon të gjithë trupin përveç fytyrës - janë jashtë ligjore në disa komuna franceze që nga viti 2016, duke argumentuar se kostumet shkelin vlerat laike të vendit.

Ndryshe, aktivistët kanë argumentuar se ndalimi është cilësuar si islamofobi. /Telegrafi/