LAJMI I FUNDIT:

Gramoz Vokrri pas kandidaturës për kreun e FFK-së: Kemi mbështetje të madhe, shpresoj t’ia dal në fund

Gramoz Vokrri pas kandidaturës për kreun e FFK-së: Kemi mbështetje të madhe, shpresoj t’ia dal në fund

Gramoz Vokrri ka folur fjalët e para pas deponimit të nënshkrimeve të nevojshme për të shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Reklama

Sot (e mërkurë) gjatë ditës, djali i legjendës së futbollit dhe njëherësh ish-kryetarit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri, Gramoz Vokrri ka deponuar nënshkrimet për të kryetar të Federatës së Futbollit.

Ai ka folur pas deponimit të nënshkrimeve, duke deklaruar se ka mbështetje të madhe dhe synon ta fitojë garën për të parin e futbollit të Kosovës.

Gramoz Vokrri deponon nënshkrimet, pritet të jetë kandidat për kreun e FFK-së
Lexo po ashtu Gramoz Vokrri deponon nënshkrimet, pritet të jetë kandidat për kreun e FFK-së

“E kemi një mbështetje goxha të madhe. Arsyeja se pse po kandidoj ka qenë mbështetja e klubeve, të cilat nuk janë të kënaqura me zhvillimet brenda institucione”, ka thënë fillimisht Vokrri para gazetarëve.

“Po kërkohet një frymë të re, që ta shtyjmë futbollin përpara. Në futboll nuk hyn askush për të humb, shpresoj që gara të jetë fer dhe korrekte. Shpresoj që në fund të gjithë mund t’ia dalim”.

“Mendoj se Kuvendi Zgjedhor i 6 prillit është i jashtëligjshëm. Nga ana tjetër, na kanë thënë t’i sjellim 15 nënshkrime dhe ne e bëmë. Kështu që, jemi të gatshëm për secilin variant. I sollëm 16 nënshkrime, duke lënë hapësirë edhe për një kandidat të tretë”.

“Më së shumti po flitet për skandale. Por, nuk kisha dashur të futem më thellë. Jemi të interesuar ta nisim një frymë të re, që t’iu japim të rinjve mundësi”, përfundoi djali i legjendës Fadil Vokrri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florent Muslija i pakapshëm këtë sezon, shkatërron pothuajse i vetëm Schalken

Florent Muslija i pakapshëm këtë sezon, shkatërron pothuajse i vetëm Schalken

Ligat tjera
'Luftë' mes Barcelonës dhe Sevillës – andaluzianët bojkotuan drekën tradicionale, katalanasit shkëputën çdo marrëdhënie me këtë klub

'Luftë' mes Barcelonës dhe Sevillës – andaluzianët bojkotuan drekën tradicionale, katalanasit shkëputën çdo marrëdhënie me këtë klub

La Liga
Xavi shkrihet së qeshuri ku i bëhet një pyetje për dy legjendat e Real Madridit – Barcelona luan kundër tyre brenda pesë ditëve

Xavi shkrihet së qeshuri ku i bëhet një pyetje për dy legjendat e Real Madridit – Barcelona luan kundër tyre brenda pesë ditëve

La Liga
Vedat Muriqi vazhdon të jetë në radarin e Atletico Madridit

Vedat Muriqi vazhdon të jetë në radarin e Atletico Madridit

La Liga
Zidane pranon të marrë drejtimin e Marseilles, por vetëm me një kusht

Zidane pranon të marrë drejtimin e Marseilles, por vetëm me një kusht

Ligue 1
Mesut Ozil krijon 'skuadrën e ëndrrave' të Ligës së Kampionëve këtë sezon, shumë zgjedhje befasuese

Mesut Ozil krijon 'skuadrën e ëndrrave' të Ligës së Kampionëve këtë sezon, shumë zgjedhje befasuese

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori