LAJMI I FUNDIT:

Grabitje me armë në një dyqan celularësh në Tiranë, policia jep 5 mijë euro shpërblim për informacion mbi autorin

Grabitje me armë në një dyqan celularësh në Tiranë, policia jep 5 mijë euro shpërblim për informacion mbi autorin

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme në një dyqan celularësh në Tiranë.

Policia bë me dije se ngjarja ka ndodhur, në rrugën “Myslym Shyri”, ku një person me maskë të zezë dhe me një xhup të kuq, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri pistoletë, ka marrë disa aparate celular në dyqanin e shtetasit M. F., dhe më pas është larguar.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

Policis e Tiranës fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5.000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij. /Telegrafi/