LAJMI I FUNDIT:

Google zbulon se ishte sulmuar nga Kina, në një nga sulmet më të mëdha që janë regjistruar ndonjëherë

Google zbulon se ishte sulmuar nga Kina, në një nga sulmet më të mëdha që janë regjistruar ndonjëherë

Google ka zbuluar një sulm kundër saj me origjinë nga Kina, i cili mund të ketë qenë sulmi më i madh i këtij lloji i regjistruar ndonjëherë.

DDoS 2.5Tbps goditi në shtator të vitit 2017 por u bë publik për herë të parë të premten në një raport të dizajnuar për të ndarë praktikat më të mira në mbrojtjen kibernetike.

Sipas inxhinierit të Google, Damian Menscher, sulmi kryesoi një fushatë gjashtë-mujore kundër firmës së tij.

Pavarësisht nga shënjestrimi njëkohësisht i mijëra IP-ve tona, me sa duket sulmi nuk pati asnjë ndikim.

Ky mbetet sulmi më i madh i raportuar deri më sot.

Një raport i veçantë në të njëjtën ditë nga Shane Huntley i Grupit të Analizës së Kërcënimeve të Google zbuloi se ky ishte një sulm i sponsorizuar nga shteti për përforcimin e UDP “me burim nga disa ISP kinezë (ASNs 4134, 4837, 58453 dhe 9394)”.

“Adresimi i sulmeve të sponsorizuara nga shteti kërkon një përgjigje të koordinuar nga komuniteti i internetit dhe ne punojmë me të tjerët për të identifikuar dhe çmontuar infrastrukturën e përdorur për të kryer sulme”, shtoi Menscher.

Menscher gjithashtu argumentoi se bashkëpunimi dhe transparenca është e rëndësishme për të ndihmuar në zvogëlimin e mundësive për sulmues të tillë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori