LAJMI I FUNDIT:

Google po bën ndryshime të mëdha për të mbrojtur të miturit

Google po bën ndryshime të mëdha për të mbrojtur të miturit

Google po bën ndryshime në Youtube dhe aplikacione të tjera për të mbrojtur fëmijët midis moshës 13 dhe 17-vjeç.

Me përditësimin e fundit, Google ka lejuar të miturit ose prindërit e tyre të kërkojnë heqjen e fotografive të tyre nga kërkimi i imazheve në Google, të cilat Google i tërhoqi nga videot e tyre në Youtube, të cilat janë automatikisht private.


Me këtë veprim, Google dëshiron të mbrojë fëmijët e mitur që krijojnë dhe postojnë video në Youtube. Ata gjithashtu duan të lejojnë prindërit të kenë kontroll mbi përmbajtjen që publikohet dhe ku do të shihet e gjitha.

Kjo vlen kryesisht për Youtube dhe Youtube Kids.

Gjithashtu, Google njoftoi se do të heqë “shumë përmbajtje komerciale” në Youtube Kids dhe do të përjashtojë reklamat, në mënyrë që t’i mbrojë fëmijët nga “ndikimi i drejtpërdrejtë mbi ta, në mënyrë që të mos shpenzojnë para për produkte”.

Sa i përket aplikacioneve të tjera, Google do të çaktivizojë historinë e vendndodhjes për të miturit dhe ata nuk do të jenë në gjendje ta kthejnë atë përsëri vetë.

Reklamat e synuara gjithashtu do të bllokohen për të gjitha kanalet e drejtuara nga të miturit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Kalo në kategori