Nga 9to5google shkruajnë se ekipi i tyre ka gjetur shenja se Google mund të jetë duke punuar mbi një tabletë të dytë Pixel për vitin tjetër, e etiketuar si varianti “Pro”.
Që nga Google I/O, fansat e serive Pixel kanë pritur me padurim për më shumë detaje në lidhje me tabletën Pixel të cilën Google njoftoi se do ta lëshonte në treg në vitin 2023.
Tutje nga 9to5google bëjnë të ditur se e kanë ndjekur për së afërmi zhvillimin e pajisjes në fjalë dhe se më herët kishin raportuar se si do të dyfishohej si një ekran i mençur Google Assistant ashtu si Nest Hub, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, që nga shpallja e parë e Android 12L në fillim të vitit, Google është përpjekur të tregojë mënyrat se si pajisjet Android me ekran të madh – dhe veçanërisht tabletat – mund të bëhen të dobishme për produktivitet.
Kjo ka vazhduar edhe sot, me Google që prezantoi mini-aplikacionet e reja të fokusuara për tableta për Keep dhe Drive.
Shumë spekulime rreth tabletës Pixel deri më tani kanë sugjeruar se Google do të dëshironte që t’i mbante kostot poshtë me harduer ne specifika më të ulëta.
Në fund të fundit, është menduar që kryesisht të shërbejë si një ekran shtesë për filma, televizion, dhe edhe për shumë çka tjetër në shtëpinë tuaj të mençur, e gjithashtu duke zgjeruar aftësinë e Nest Hub Max për të trajtuar edhe telefonat me video.
Nga të gjeturat e mëparshme, tableta Pixel nuk do të ketë veçori të kamerës që rivalizon ndonjë telefon të fundit Pixel. Në këtë skenar të teorizuar, tableta Pixel do të ishte më e afërt me Pixel 6a se sa me ndonjë pajisje kryesore – jo saktësisht diçka që tabletat Android mund ta bëjnë në të vërtetë.
Trendi i modeleve “Pro’ të harduerëve të bëra nga Google filloi vitin e kaluar me prezantimin e Pixel 6 Pro dhe vazhdoi së fundmi me Pixel Buds Pro.
Në rastin e Pixel 6 Pro, ajo pajisje kishte çipin e njëjtë si të telefonit më të vogël Pixel 6, por me një ekran më të madh, me më shumë RAM memorie, dhe kamerë telefoto.
Deri më tani, dallimi i vetëm i cili mund të vërehet në mes të tabletës Pixel dhe variantit “Pro” është se sensori i kamerës së pasme nuk do të jetë i njëjtë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëForcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë
Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring
Data e lëshimit të GTA 6 mund të shtyhet deri në vitin 2026?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur