Google I/O është konferenca vjetore e zhvilluesve të Google, por këtë vit duket sikur është rrëmbyer plotësisht nga krahu i prodhimit të pajisjeve të kompanisë. Sipas shumë informatave të fundit, gjigandi i motorit të kërkimit do të përdorë eventin që më në fund të prezantojë një grup pajisjesh të reja, si Pixel Fold, Pixel Tablet dhe Pixel 7a.
Dhe tani vet Google e ka konfirmuar se Pixel Fold do të prezantohet në I/O-në e këtij viti, event i cili do të mbahet me 10 maj. Kompania e postoi një video “teaser” në llogarinë e tyre në Twitter, duke zbuluar shumë detaje për të gjithë entuziastët e saj.
Imazhet e rrjedhura nuk e kanë më asnjë kuptim, kjo pasi vetë prodhuesi thjesht shfaq telefonin në këtë mënyrë rreth një javë përpara zbulimit të madh. Google ka ndjekur një strategji të ngjashme edhe vitin e kaluar, kështu që sigurisht kjo nuk është asgjë e re, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.
✨May The Fold Be With You✨https://t.co/g6NUd1DcOJ#GoogleIO #PixelFold
May 10 pic.twitter.com/K8Gk21nmo8— Made by Google (@madebygoogle) May 4, 2023
Ajo që është e re për një telefon të palosshëm, veçanërisht në ditët e sotme, janë kornizat e mëdha në pjesët e sipërme dhe të poshtme të ekranit të brendshëm. Ne kemi parë shumë telefona të palosshëm dhe asnjë nga telefonat më të fundit nuk ka korniza aq të mëdha sa duken këto në Pixel Fold.
Gjithsesi, nëse po pyesni veten për madhësinë e Pixel Fold, një mori informatash të rrjedhura kanë treguar se ky telefon është më shumë i ngjashëm në madhësi me Find N dhe Find N2 të Oppo sesa me madhësinë e Galaxy Z Fold4-shit të Samsung.
Pajisja pritet të fuqizohet nga çipi Tensor G2 SoC i Google, ka peshë prej 283 gramëve dhe mund të ketë një bateri pak më të madhe se Galaxy Z Fold4. Telefoni i parë i palosshëm i Google do të ketë një çmim prej 1,799 dollarëve, dhe që nga 27 qershor do të jetë në dispozicion për blerje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qualcomm prezanton platformat e gjeneratës së ardhshme AR/VR Snapdragon XR2 Gen 2 dhe AR1 Gen 1

Netflix mbyll biznesin të dhënies me qira të DVD-ve, duke shënuar fundin e epokës së ‘zarfeve të kuqe’

Pas ndarjes me FIFA-n, Electronic Arts prezanton video-lojën e re të futbollit ‘FC 24’

Dizajni i Samsung Galaxy S24 Ultra u zbulua përmes renderëve të CAD

Imazhet e Samsung Galaxy S24 zbulojnë dizajnin e sheshtë

Netflix mbyll biznesin të dhënies me qira të DVD-ve, duke shënuar fundin e epokës së ‘zarfeve të kuqe’

Muzeu i Nju Jorkut është duke ndërtuar aparatin e lojës 'Donkey Kong' më të madh në botë

Lansohet Shqip.ai - transkriptim me Inteligjencë Artificiale për gjuhën shqipe

Pas ndarjes me FIFA-n, Electronic Arts prezanton video-lojën e re të futbollit 'FC 24'

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

Putini shfaqet me një shenjë të errët të pashpjegueshme në ballin e tij gjatë paraqitjes së fundit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Sekretari britanik i mbrojtjes 'do të dërgojë trupa në Ukrainë'