LAJMI I FUNDIT:

Google Chrome për iOS tani i lejon përdoruesit të shtojnë ueb aplikacione në Home Screen

Google Chrome për iOS tani i lejon përdoruesit të shtojnë ueb aplikacione në Home Screen

Apple prezantoi një sërë aftësish të reja për aplikacionet në ueb me iOS 16.4, duke përfshirë qasjen në njoftimet shtytëse dhe lejen për aplikacionet e palëve të treta për të shtuar aplikacione ueb në ekranin bazë të iPhone dhe iPad.

Tani shfletuesi i popullarizuar i uebit Google Chrome po përfiton nga këto veçori të reja, pasi përditësimi më i fundit i lejon përdoruesit të shtojnë faqet e tyre të internetit të preferuara në ekranin bazë të iOS.


Siç vihet në pah nga Chris Messina, përditësimi më i fundit i Google Chrome për iOS ofron një opsion që lejon përdoruesit të shtojnë aplikacione ueb në ekranin bazë, raporton 9to5Google, transmeton Telegrafi.

Kjo do të thotë që çdokush tani mund të ruajë një faqe interneti për qasje të shpejtë në ekranin bazë pa pasur nevojë të largohet nga Chrome dhe të përdorë Safari. Më parë, ky opsion ishte i kufizuar vetëm për shfletuesin e internetit të Apple.

“Tani mund të shtoni URL ose aplikacione progresive të uebit në ekranin tuaj bazë”, thuhej në shënimet e publikimit për përditësimin e kësaj jave.

Sigurisht, kjo kërkon versionin më të fundit të Google Chrome për iOS dhe gjithashtu një pajisje që funksionon iOS 16.4 – pasi versionet e mëparshme të sistemit operativ nuk e kanë këtë API.

Google Chrome për iOS është në dispozicion në App Store ku mund ta shkarkoni pa paguar asgjë, dhe funksionon si tek iPhone-ët ashtu edhe tek iPad-ët.

Nëse e keni tashmë të instaluar aplikacionin, sigurohuni që të shkarkoni përditësimin më të fundit për të marrë veçoritë më të fundit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Teknologji
Kalo në kategori