27-vjeçari nuk po zë vend si startues te bavarezët prej se është kthyer nga operacioni i nyjës që pati gjatë verës. Vendin e tij e ka zënë kroati në top formë, Mario Mandzukic.

Plus kësaj, Bayerni ka bërë të ditur se gjatë verës do ta sjellë në klub sulmuesin e Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski. Me ardhjen e polakut, shanset e Gomezit për të luajtur si startues do të zvogëloheshin edhe më shumë.


Meqë Gomezi tani po shqyrton mundësinë e largimit nga Allianz Arena, përfaqësuesit e lojtarit kanë bërë të ditur se Atletico është interesuar për shërbimet e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app