Ylli i Kombëtares së Shqipërisë ka marrë një çmim nga Radio dhe Televizioni Zviceran për golin më të mirë të stinorit.

Goli i realizuar nga Gashi ndaj Thunit është përzgjedhur si më i miri nga përdoruesit e SRF, transmeton Telegrafi.


“Përdoruesit e SRF-së kanë zgjedhur golin e Shkëlzen Gashit me një diagonale nga një kënd i vështirë kundër Thunit si goli më i bukur i Baselit në rrugën drejt titullit të gjashtë rresht”, shkruhet në lajmin e publikuar sot në faqen zyrtare, “Srf.ch”.

Ky gol, i konsideruar nga portali zviceran si një gjuajtje arti, mori një shumicë të qartë: 51%.

Interesant është se edhe goli i dytë më i bukur i përket po lojtarit të Kombëtares shqiptare (20%), ai kundër Aaraut.

Vendet 3-5 shkuan për golat e Marcelo Diaz (13%), Breel Embolo (9%) dhe Davide Calla (7%). /Telegrafi/


Shkelzen Gashi 1:0 Great Goal | Basel - Thun 07... by EuropeanLeagueLiveGoal

telegrafi sport app