LAJMI I FUNDIT:

Gold AG paralajmëron dy projekte të reja gjatë verës, mbështet kërkesat për mbajtje të dasmave

Gold AG paralajmëron dy projekte të reja gjatë verës, mbështet kërkesat për mbajtje të dasmave

Reperi Arian Agushi i njohur me emrin artistik Gold AG mbështet protestën e mbajtur gjatë ditës së sotme nga këngëtarë e pronarë të restoranteve dhe kërkesat e tyre për të lejuar mbajtjen e dasmave.

Gold Ag në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini ka thënë se jeta ose duhet të hapet për të gjithë ose të mbyllet për të gjithë.


“Mbështesë edhe atë që tha Afrimi se si është e mundur që qendrat tregtare janë plotë dhe nuk identifikohen njerëzit ndërsa në dasmë identifikohen të gjithë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Reperi thotë se meqë pandemia zuri befasisht të gjithë edhe këngëtarët janë dëmtuar rëndë financiarisht e sipas tij ata nuk kanë kursyer për shkak se kanë shpresuar në sezonin verore.

Ai thotë se këngëtaret fitojnë por edhe kanë shumë shpenzime pasi thotë se atij vetëm një videoklip i kushton rreth  pesë mijë euro.

Ariani së fundi bashkë me Albina Kelmendin kanë sjellë projektin “Prishtina” që është pëlqyer mjaft nga publiku.

Reperi ka paralajmëruar edhe dy projekte të reja brenda verës.

“Në korrik do ta publikojë një këngë për mërgimtarët që është bashkëpunim. Para saj edhe një ripërpunim të një kënge të vjetër bashkë me Fatmira Brecanin”, tregon më tej Arian Agushi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori