Reperi kontravers, Gold AG, i është gëzuar tej mase lirimit të Shefqet Krasniqit.

Ligjëruesi i njohur i çështjeve fetare ishte liruar nga një sërë akuzash pas një gjykimi që zgjati dy vjet.


gold ag640

Gold AG vazhdimisht dhe gjithmonë ka shprehur përkrahjen për të në forma të ndryshme.

E kjo nuk mungoi as ditën e sotme kur ai u lirua nga një gjykatë në Prishtinë prej të gjitha akuzave.

GoldAg

"Qofsh i lirë gjithmonë o Luan i dinit tonë", u shpreh Arian Agushi në rrjetin social Facebok.

Gold AG publikoi së fundmi një projekt patriotik dedikua Daut Haradinajt.

GoldAg

Ai ka paralajmëruar së shpejti një projekt të ri me Shyhrete Behlulin. /Telegrafi/