LAJMI I FUNDIT:

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari për rastin vrasje të rëndë në tentativë

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari për rastin vrasje të rëndë në tentativë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 22 vjeçar i cili dyshohet për vrasje të rëndë në tentativë, i cili kishte tentuar t’i ikte policisë e pastaj e ka goditur me veturë zyrtarin policor.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës të martën rreth orës 19:30, ata kanë pranuar thirrjen për një rast të kanosjes të ndodhur në rrugën “Plava” në Prishtinë.


Njësia policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe duke dhënë urdhra të ligjshëm  ka provuar të ndaloj të dyshuarit.

Sipas njoftimit, një i dyshuar, respektivisht vozitësi i veturës, ka refuzuar respektimin e urdhrit policor si dhe ndaljen, me ç’ rast vrullshëm ka drejtuar veturën e tij, VW, Polo, me targë Kosove, për t’i ikur policisë.

Me këtë rast, me veprimin e tij, i dyshuari ka goditur me veturë zyrtarin policor, duke i shkaktuar lëndim të rëndë, për çfarë i është ofruar ndihma mjekësore.

“Ndërkohë që policia ka nisur një hetim të shpejtë për ngjarjen, ka identifikuar të dyshuarin L. L. 22 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, të cilin e ka lokalizuar dhe arrestuar  pak kohë pas ngjarjes në rrugën “Abdulla Bojku” në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

Pas arrestimit,  policia ka iniciuar një hetim për  veprën penale “Vrasje e Rëndë në Tentativë” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit  i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori