LAJMI I FUNDIT:

Godet Ben Blushi: Rama e Berisha në konkurrencë për paaftësitë e tyre

Godet Ben Blushi: Rama e Berisha në konkurrencë për paaftësitë e tyre

Nga foltorja e Kuvendit Ben Blushi akuzon kryeministrin Edi Rama se me paaftësinë e tij po keq qeverisë Shqipërinë. Ai e cilëson Ramën “totalisht të paaftë” duke u shprehur se po konkurron me Sali Berishën se kush ka shkatërruar më shumë Shqipërinë.

”Edi Rama është i paaftë për ta qeverisur po e administron shumë keq qeverinë. 4 orë foli kryetari i Rilindjes, 4 herë të tjera ish kryetar i lindjes (Berisha). Nga lindja na kanë ardhur dhe këto, dhe represioni brenda partisë. E vetmja gjë që Edi Rama po bën në tre vjet po lyen me bojë gërmadhën e Sali Berishën. Lyeje si të duash. Po të duash bëje strehë si në kryeministri, por gërmadhë mbetet. Konkuron e djeshma me të pardjeshmen. Ndërkombëtarët po na bëjnë qesharakë. Këta dy (Rama- Berisha) konkurrojnë me njëri tjetrin: Kush ka shkaktuar më shumë papunësi apo ka hequr më shumë njerëz nga puna, kush ka marrë më shumë borxh publik. Kush e ka rrënuar më shumë ekonominë dhe kanë shkaktuar më shumë padrejtësi. Ka ardhur koha ta themi pa hezitim, është konkurrencë”, u shpreh Blushi.


Blushi vijoi fjalën duke u shprehur se, “E dëgjova sot. Fakti që po vijnë kinezët tha është shumë mirë. Edhe unë shumë mirë them, por pyetja është pse ikin gjermanët, pse ikin kanadezët? Ua them unë pse ikin… Sepse ka një imazh. Në qoftë se nga Evropa dhe SHBA shohin se këtu investojnë vetëm kinezë dhe turq, mendoni se do të vijnë të investojmë prapë?

Foli për pronat. Çështja e pronave nuk është reformë, është deformim i paparë. Nuk ka ligj për të kthyer pronat, por për të trajtuar pronat. Nuk matet me të ardhmen, por bën konkurrencë me Saliun. Pse merr lekët e mia për t’ua dhënë pronarëve kur mund të bëjë kthim fizik të pronës. Thotë që qeveria ime ka marrë një vendim për të negociuar me Strasburgun. A ka qeveri në botë që negocion me një gjykatë? Ka njerëz këtu se përpoqën ti bëjnë me dije kryeministri se sa keq po shkojnë punët. Pyetini se çfarë do me thënë deflacion. Nuk e di. Kujton se po rritet papunësia. Fatkeqësisht kemi rënë në dorën e një njeriu të paaftë, Shqipëria po shkon edhe më keq”. /Telegrafi/