LAJMI I FUNDIT:

GLPS: Shuarja e Task-forcës kundër korrupsionit, tendencë e Qeverisë për të ndërhyrë në proceset hetuese ndaj zyrtarëve të lartë

GLPS: Shuarja e Task-forcës kundër korrupsionit, tendencë e Qeverisë për të ndërhyrë në proceset hetuese ndaj zyrtarëve të lartë

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task-forcës kundër korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës.

GLPS thekson se ky vendin është tejet shqetësues dhe është tendencë direket e Qeverisë për të shtrirë ndikim e saj dhe për të ndërhyrë në proceset hetuese ndaj zyrtarëve të lartë politik dhe institucional.


“Task-forca Kundër Korrupsion ishte krijuar me vendim të Qeverisë Nr. 02/110 në kuadër të Departamentit të Hetimeve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), si një ndër hallkat kryesore në hetimin e korrupsionit të profilit të lartë. Pa paragjykuar performancën e kësaj Task-force dhe rezultatet konkrete të kompetencave të saj, rikujtojmë që e njëjta është lavdëruar si një ndër hallkat më të suksesshme në luftimin e korrupsionit të profilit të lartë, përfshirë këtu edhe raportet ndërkombëtare si Raporti për Vendin dhe ato nga EULEX. Për më tepër, të njëjtat institucione kanë rekomanduar fuqizimin e kësaj Task-force, kurse qeveria, ka vepruar plotësisht kundër këtij rekomandimi duke e shuar atë në tërësi”, thuhet në reagimin e GLPS-së.

Qeveria shfuqizon Task-forcën antikorrupsion në Policinë e Kosovës
Lexo po ashtu Qeveria shfuqizon Task-forcën antikorrupsion në Policinë e Kosovës

GLPS më tej ka theksuar se ky vendim kundërthënës është marrë pa asnjë arsyetim të qëndrueshëm dhe në një kohë kur Kosova do duhej të ndërmarr hapa pozitiv në luftimin e korrupsionit të profilit të lartë, ndër të tjera, si parakusht për vendimin për liberalizim të vizave.

“Është tejet shqetësues fakti që është shndërruar në normë të pranueshme praktika që secili koalicion qeverisës, me të marrë pushtetin, shkarkon udhëheqës të institucioneve kyçe, për t’i zëvendësuar ata me individ partiak dhe në shërbim të interesave të tyre. Ky veprim vjen në vazhdën e vendimeve të tjera të njëpasnjëshme të kësaj qeverie, të cilat seriozisht minojnë përpjekjet e Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Vlen të theksohet që GLPS ka qenë njëra ndër organizatat kritikuese në kohën kur kjo Task-forcë është krijuar, për faktin që e njëjta është themeluar me vendim të qeverisë. Mirëpo forma e krijimit të një mekanizmi nuk e arsyeton shuarjen e tij, pa argumente të qëndrueshme dhe transparente. Prandaj, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që seriozisht të rishikoj qasjen dhe të ndaloj përpjekjet për të ndikuar mbi mekanizmat përgjegjës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Lajme
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Politikë
Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë,

Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, "Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?" - Osmani kujton fjalët e fëmijës së pafajshëm që pyet nënën e tij

Lajme
Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Lajme
Kalo në kategori