LAJMI I FUNDIT:

GLPS, GAP e INDEP të shqetësuara që Qeveria nuk po e zbaton vendimet e gjykatave për kryeinspektorin e Punës

GLPS, GAP e INDEP të shqetësuara që Qeveria nuk po e zbaton vendimet e gjykatave për kryeinspektorin e Punës

Konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile i përbërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), kanë shqetësimin e thellë për siç thonë moszbatimin e vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK), Aktgjykimit të Gjykatës Themelore Prishtinë, Aktvendimit të Gjykatës së Apelit për emërimin e jashtëligjshëm të kryeinspektorit.

Në reagim thuhet se ka kaluar me shumë se një vit kur Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, pas monitorimit të jashtëzakonshëm, kishte marr vendim që të anulohet vendimi për emërimin e kryeinspektorit.

Këshilli kishte konstatuar se pozita e Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës hyn në kategorinë e pozitave të nivelit të lartë drejtues në kuadër të shërbimit civil, dhe si e tillë i nënshtrohet regjimit juridik të Ligjit për Zyrtarët Publik.


Gjithashtu, Gjykata Themelore në Prishtinë dhe Gjykata e Apelit kanë refuzuar si të pabazuar kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të KPMShcK-së, e cila ishte parashtruar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Po ashtu Gjykata Themelore në Prishtinë me Aktgjykim ka refuzuar si të pabazuar kërkesëpadinë e Ministrisë së Financave, të cilët kishin kërkuar anulimin e vendimit MJ.nr.50/2022 të KPMShCK-së.

“Edhe përkundër vendimit të KPMShCK-së, vendimit të Gjykatës, Qeveria nuk e ka anuluar vendimin për emërimin e Kryeinspektorit të Punës, e i njëjti së fundmi është emëruar anëtar i Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Andaj, ne kërkojmë që të respektohen vendimet e nxjerra nga organet kompetente dhe që të anulohet vendimi i marrë në mënyrë të jashtëligjshme”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se projekti “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë.

“Përmbajtja e këtij reagimi është përgjegjësi e vetme e organizatave zbatuese dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashme Komonuelthit dhe Zhvillimit”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori