LAJMI I FUNDIT:

Gjysma e Shkupit pa ngrohje qendrore (Video)

Gjysma e Shkupit pa ngrohje qendrore (Video)

Për shkak të mungesës së ngrohjes qendrore nga ngrohtorja Shkup-Veri, katër shkolla fillore, tre çerdhe dhe shumë amvisëri në Komunën e Çairit mbeten pa ngrohje. Ndërsa mbetet pikëpyetje nëse deri nesër do të zgjidhet problemi që shkollat dhe çerdhet ti kthehen funksionimit normal. Nga Komuna e Çairit e cila apostrofohet si fajtori kryesor i mos funksionimit të ngrohtores Shkup-Veri, njoftojnë se sot kanë paguara këstin paraprak të borxhit që kanë ndaj ngrohtores me qëllim që ngrohtorja të sigurojë gazin natyror nga “Makpetrol Prom Gas”.

“Kësti i fundit është paguar, tash dalim në parapagesë vetëm e vetëm që të mund të funksionojë ngrohtorja Shkup -Veri dhe shkollat mos të mbesin pa ngrohje. Pagesa e radhës është lëshuar para kohës nga ana jonë, nesër do të mbërrijnë mjetet te ata dhe presim që ngrohja të funksionojë dhe për çdo rast do të njoftojmë përmes rrjeteve sociale dhe ueb faqes së Komunës së Çairit”- tha Nedim Rama, Komuna Çair.


Gjithashtu, nga Komuna e Çairit thonë se nuk është faji i tyre që ngrohtorja nuk ka para për të blerë gaz, por i gjendjes së keqe financiare në të cilën gjendet kompania. Megjithatë, nga komuna konfirmojnë se kanë borxh prej 14 milion denarësh.

Edhe ata pak qytetarë që kanë mbetur të kyçur në ngrohtoren në fjalë shprehen të revoltuar për mungesën e ngrohjes dhe shpenzimet shtesë që kanë bërë këtyre ditëve. Madje, disa prej qytetarëve thonë se zgjidhja e përhershme është privatizimi i ngrohtores.

“Ngrohemi me ngrohje qendrore, 3 ditë jemi pa ngrohje, këtë vikend nuk kishim aspak, as që na kanë njoftuar a unë paguaj rregullisht. Vetëm 14 banesa kemi mbetur me ngrohje qendrore, të tjerët janë shkyçur për shkak të problemeve të caktuara, ne paguajmë edhe për ata që nuk paguajnë”.

“Nëse privatizohet ndoshta bëhet mirë, se përndryshe këtyre nuk ju besohet. Nëse bëhet privat mund të bëjmë ndonjë marrëveshje edhe të gjithë sërish do të kyçen. Unë tash me dru ngrohem por më mirë se me ngrohje qendrore nuk ka”.

Ndërkohë, nga Makpetrol Prom Gas vazhdojnë të mbeten në qëndrimin e tyre se që t’i ofrojnë gaz natyror ngrohtores Shkup Veri kanë nevojë për një garanci bankare ose pagesë paraprake nga ngrohtorja./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori