LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi i vëllezërve Orllati për vrasje të dyfishtë

Gjykimi i vëllezërve Orllati për vrasje të dyfishtë

Nazim e Shpëtim Orllati nga Brestovci i Rahovecit që mes vete janë vëllezër akuzohen se më 10 tetor 2010 në dyqanin e tyre vranë dy vëllezërit Petrit e Nazim Elshani gjithashtu nga i njëjti fshat pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme.

Në fjalën përfundimtare prokurori Agron Matjani kërkoi dënimin e të akuzuarve.


“Propozoj që i akuzuari Nazim Orllati nga fshati Brestovc të shpallet fajtor për vepër penale të vrasjes së rëndë, ndërsa i akuzuari Shpëtim Orllati për veprën penale të vrasjes në ndihmë dhe të dënohen sipas ligjit”, tha prokurori Matjani.

Ndërsa Pjetër Përgjoka, avokati i Nazim Orllatit, kërkoi që kienti i tij të mos dënohet për vrasje të rëndë.

“Pra veprimet e të akuzuarve janë marrë në afekt mendor në të cilën gjendje i akuzuari reagon pa fajin e tij, në gjendje të tronditjes mendore të shkaktuar nga sulmi dhe fyerja nga ana e të ndjerit. Nëse gjykata nuk e aprovon tezën e mbrojtjes së nevojshme për veprimin e të akuzuarit, atëherë me padyshim mund të konstatohet se këto veprime janë ndërmarrë në afekt”, tha avokati Pjetër Përgjoka.

Aktakuzën e kundërshtoi edhe Et’hem Rugova, avokati i Shpëtim Orllatit, me arsyetimin se nuk janë plotësuar elementet e veprës penale për të cilën akuzohet i mbrojturi prej tij.

Sipas prokurorisë, ngjarja kishte ndodhur në lokalin e vëllezërve të akuzuar, në marketin “Lumi”, kur për shkak të një mosmarrëveshjeje tani i ndjeri Petrit Elshani kishte kërcënuar të akuzuarin Nazim Orllatin.

Orllati më pas kishte lajmëruar policinë, por vëllezërit Elshani ishin futur në lokalin e tash të akuzuarve, duke i thënë Nazim Orllatit: “A po mendon se ka me të mbrojtë gjithmonë policia”.

Ngjarja, sipas përshkrimit të prokurorisë në aktakuzë kishte përfunduar tragjikisht në momentin kur i akuzuari Nazim Orllati kishte nxjerrë revolen duke qëlluar me 3 plumba Petrit Elshanin. Pajtim Elshani pastaj duke dashur ta mbrojë të vëllanë ishte munduar t’ia kapë revolen Nazimit, por ishte goditur me një mjet të fortë nga tash i akuzuari tjetër Shpëtim Orllati.

Kur Pajtim Elshani tashmë ishte shtrirë përtokë nga kjo goditje, Nazim Orllati e kishte qëlluar edhe atë me një plumb, duke ia shkaktuar vdekjen.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 25 maj.

Ky rast është kthyer dy herë në rigjykim. Vëllezërit Orllati ishin dënuar me 42 vjet burgim nga Gjykata e Qarkut në Prizren.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Kalo në kategori