LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për vrasjen me thikë në Prizren, mbrojtja kërkon që të dëgjohet eksperti që përpiloi raportin e autopsisë

Gjykimi për vrasjen me thikë në Prizren, mbrojtja kërkon që të dëgjohet eksperti që përpiloi raportin e autopsisë

Në gjykimin ndaj të akuzuarve Orhan dhe Albert Ademaj, avokatët Blerim Mazreku dhe Hajrip Krasniqi kanë kërkuar që të dëgjohet eksperti mjeko-ligjor Arsim Gërxhaliu i cili ka përpiluar raportin e autopsisë së të ndjerit M.K.

Këtë propozim avokatët Mazreku dhe Krasniqi e kanë bërë në seancën e së martës, në Gjykatën Themelore në Prizren.


Mbrojtësi i të akuzuarit Orhan Ademaj, avokati Mazreku ka thënë se nuk mund të lexohet si provë raporti i autopsisë pa i mundësuar mbrojtjes që të marrë në pyetje ekspertin lidhur me raportin e përpiluar.

Në procedurën gjyqësore të kësaj natyre nuk është e lejuar që ekspertiza të lexohet pa u marr në pyetje eskpertët për të dhënë sqarimet e tyre lidhur me gjetjet dhe konstatimet e tyre në ekspertizë”, tha avokati Mazreku, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Propozimin për dëgjimin e ekspertit Gërxhaliu, nuk e ka kundërshtuar prokurori Genc Nixha.

Pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi e ka aprovuar propozimin e mbrojtjes dhe në cilësinë e ekspertit është ftuar të dëgjohet eksperti Gërxhaliu.

Ndryshe, në këtë seancë është dëgjuar në cilësinë e dëshmitarit zyrtari policor Agron Hoti.

Në përgjigjet e pyetjeve të avokatit Mazreku, dëshmitarit Hoti ka thënë se ditën kritike ku kishte humbur jetën M.K në cilësinë e dëshmitarit kishte marrë një deklaratë nga një person i cili ishte shoqëruar në stacion policor nga njësiti patrollues.

Po ashtu, dëshmitari tha se personi që kishte intervistuar nuk i kishte sjellur atij provat por të njëjtat janë dorëzuar në njësitin e forenzikës.

“Provat të cilat janë marrë nga dëshmitari të gjitha janë të evidentuar, janë në zingjirin e ruajtjes dhe të njëjtat janë dorëzuar në forenzik, personalisht mua nuk më ka dorëzuar ndonjë provë lidhur me rastin”, tha dëshmitari Hoti.

Gjithashtu, ai tha se në këtë rast në raportin e oficerit të cilin e ka përpiluar polici Erblin Kraja janë evidentuar të gjitha dëshmitë të cilat janë marrë nga dëshmitari Miran Halili.

Në pyetjen e avokatit Mazreku, se ka parë ndonjë thikë si provë në stacionin policor gjatë ndërmarrjes së veprimeve si zyrtar policor, dëshmitari Hoti ka mohuar një gjë të tillë.

Ndërsa, në pyetjen e të akuzuarit Albert Ademaj se gjatë intervistimit të dëshmitarit Halili a ka përmendur i njëjti thikë, Hoti ka thënë se Halili nuk ka dorëzuar thikë në polici dhe nuk e ka përmendur të njëjtën.

Tutje, avokatët Mazreku dhe Krasniqi kanë propozuar që në cilësi të dëshmitarit të dëgjohen Erblin Kraja dhe Xhem Krasniqi pasi që sipas tyre të njëjtit do të ndihmonin në sqarimin e fakteve lidhur me këtë rast.

Mirëpo, propozimin e tyre e ka refuzuar gjykatësja Elezi me arsyetimin se dëgjimi i tyre nuk do të ndikoj në zbardhjen e rastit.

Në fund të seancës, i akuzuari Albet Ademaj ka kërkuar nga gjykatësja Elezi transferimin e tij nga Prishtina në Prizren dhe ka thënë se në të kundërtën i njëjti do të bojkotoj seancat e radhës.

Seancat e radhës janë caktuar të mbahen më 9 dhe 11 nëntor 2022.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 30 tetor 2020, Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, akuzohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Transiti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K.

Tutje sipas aktakuzës thuhet se ditën kritike derisa të pandehurit ishin në qarkullim me veturën e tyre të markës “Golf III”, të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Albert Ademaj, në momentin që e vërejnë të ndjerin M.K, i cili ishte në cilësinë e pasagjerit në motoçikletën e dëshmitarit Miran Halili, i përcjellin me automjetin e tyre së pari në lagjen “Ortakoll” dhe iu afrohen motoçikletës.

Bazuar në aktakuzë, vetë dëshmitari Miran deklaron se ka vërejtur thikën në dorën e të pandehurit Orhan dhe me qëllim të shmangies së konfliktit eventual i njëjti duke e drejtuar motoçikletën lëviz në drejtim të lagjes “Arbanë”, gjithnjë duke u ndjekur pas nga të pandehurit, të cilët kanë qenë në veturën e tyre.

Sipas aktakuzës, kur arrijnë në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Transit i ri” në Prizren, e cila rrugë nuk ka dalje e që vërehet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpitë përskaj rruge është regjistruar veprimi i të pandehurve, të cilët me automjetin e tyre iu janë vënë pas dhe e kanë goditur motoçikletën.

Thuhet se pas kësaj, i pandehuri Orhan pasi që del nga automjeti i afrohet të ndjerit M. dhe në konflikt me viktimën e godet me thikë në pjesën ballore të gjoksit, pas së cilës me të shpejtë kthehet në automjet dhe largohen nga vendi i ngjarjes derisa viktima duke e mbajtur dorën në plagën e shkaktuar, pas së cilës ka ardhë auto ambulanca – emergjenca në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.

Me këtë rast, sipas aktakuzës është vërtetuar se i njëjti në emergjencë ka arritur pa shenja jete, sipas raportit të mjekut kujdestar Sadri Hulaj me nr.3227 të datës 1 maj 2020.

Me këto veprime Orhan dhe Albert Ademaj akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” për të cilën vepër penale parashihe dënim me jo më pak se 10 vite burgim ose me burgim të përjetshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori