LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi kundër Gruevskit, dënohen prokuroret Janeva me 2000 euro dhe Fetai me 1000 euro

Gjykimi kundër Gruevskit, dënohen prokuroret Janeva me 2000 euro dhe Fetai me 1000 euro

Gjykatësja Tatjana Mihajllova i ka dënuar me 2000 euro prokuroren speciale, Katica Janeva dhe Fatime Fetain me 1000 euro, për shkka të mosrespektimit të gjykatëses, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokuroret speciale e akuzuan gjykatësen se ka bërë falsifikim të procesverbalit të seancës së kaluar për gjykimin e protestave të dhunshme para komunës Qendër.


Përndryshe për këtë rast, është ngritur aktakuzë për 14 persona të cilët akuzohen për veprën penale ”dhunë” edhe atëpër pesë persona si nxitës të dhunës, kurse dy të tjerë si zbatues të drejtpërdrejtë.

I akuzuaru i parë është Nikolla Gruevski, ish-kryeministër, që është në gjykatë./Telegrafi/