LAJMI I FUNDIT:

Gjykimet që po zgjasin me vite të tëra, a po shkelen të drejtat palëve?

Gjykimet që po zgjasin me vite të tëra, a po shkelen të drejtat palëve?

Në gjykatat tona ka stërzgjatje të gjykimeve dhe zgjidhjes së lëndëve të palëve në kontest gjyqësor.

Ka 14 vjet që lënda e një rasti të trafikimit me qenie njerëzore po qëndron në sirtarët e Gjykatës Themelore të Prishtinës. Më këtë rast janë katër të akuzuar për trafikimin e viktimës Q.O., kurse seanca e radhës është caktuar për 8 nëntor.


Megjithatë ky nuk është rasti me kohëzgjatjen më të madhe që kërkon zgjidhje.

Avokatja Fehmije Gashi – Bytyçi tregon për një rast kur një klient i saj ka ndërruar jetë pasi 19 pritje të vendimit të gjykatës.

“19 vjet d.m.th. personi ishte i akuzuar për një rast të dhunimit, e kaloi shkallën e parë, shkallën e dytë mirëpo për fatin e mirë Supremja e ka kthyer në rigjykim pas 11 viteve, por dhimbja që kam përjetu është se klienti ime 15 ditë para se Supremja ta kthejë në rigjykim edhe një herë ai ka vdekur”, tha ajo në RTV Dukagjini.

Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti gjykatave themelore u janë shtuar lëndët për 13 për qind.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në një raport të vitit 2020 ka thekuar se kohëzgjatja e trajtimit të rasteve civile vetëm në shkallë të parë është 1,513 ditë, ndërsa ajo e shkallës së dytë është 1,288 ditë.

Ndryshe në këtë raport thuhet se, për të përfunduar një rast nga momenti i parashtrimit të padisë e deri në momentin kur vendimi gjyqësor merr formën e prerë, mesatarisht duhet të kalojnë 2.801 ditë, apo rreth 7 vite e 8 muaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori