LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Supreme në SHBA shpall ilegal abortin, Natalie Portman: Është shpallur luftë ndaj grave

Gjykata Supreme në SHBA shpall ilegal abortin, Natalie Portman: Është shpallur luftë ndaj grave

Gjykata e Lartë e SHBA-së hoqi të drejtën ligjore për abort të premten (24 qershor), duke arritur në përfundimin se e drejta kushtetuese për një abort, e mbështetur për gati 50 vjet, nuk është më e vlefshme.

Reklama

Kjo ka bërë që shumë të famshëm të flasin kundër vendimit dhe thirrjeve për bojkot.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe aktorja Natalie Portman, e cila është shprehur kundër vendimit.

Foto: AP

“Unë mendoj se është shpallur një luftë ndaj grave. Dhe mendoj se e vetmja gjë e mirë që mund të bëjmë për ta bërë këtë një gjë pozitive është që të jetë një hap krejtësisht i ri në lëvizje”, tha aktorja amerikane me origjinë izraelite.

Sipas AP, ajo shtoi gjithashtu se “kjo është vetëm frymëzuese për ne që të ndryshojmë plotësisht taktikat tona, të ndryshojmë plotësisht qëllimet tona dhe të ndryshojmë plotësisht mendimin tonë”.

Megjithatë, ylli i “Thor: Love and Thunder” u shpreh se edhe përkundër kësaj mbetet shpresëdhënës.

“Është për të ardhur keq. Do të doja që ne të mos ishim këtu, natyrisht, dhe unë ndihem patjetër e dëshpëruar si shumë njerëz. Por gjithashtu ndjej se vendosmëria është forcuar dhe motivuar më shumë se kurrë. Kështu që mendoj se kjo do të jetë një pikë kthese”, tha aktorja.

Foto: AP

Hollywoodi në anën tjetër po nxitet nga të famshëm si Bradley Whitford dhe Alyssa Milano që të ndalojë prodhimet në shtete si Alabama dhe Georgia ku janë miratuar kufizimet e abortit.

Aktorja Alyssa Milano paralajmëroi ligjvënësit e Gjeorgjisë në një letër të hapur se ajo dhe anëtarët e tjerë të industrisë së argëtimit “nuk mund të vazhdojnë me ndërgjegje të mirë të rekomandojnë që industria jonë të mbetet në Gjeorgji nëse House Bill 481 (ligji kundër-abortit) bëhet ligj”.

Letra u nënshkrua nga më shumë se 50 aktorë, duke përfshirë Tessa Thompson, Mandy Moore dhe Mark Ruffalo.

JJ Abrams dhe Jordan Peele janë dy figura të Hollywood që kanë premtuar të dhurojnë çdo qindarkë nga filmat e tyre të ardhshëm për grupet që kundërshtojnë zbatimin e këtyre ligjeve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bukuroshja nga Kosova, Mejreme Hajdaraj bën krenarë shqiptarët duke fituar në Egjipt kurorën e 'Miss Elite World 2023'

Bukuroshja nga Kosova, Mejreme Hajdaraj bën krenarë shqiptarët duke fituar në Egjipt kurorën e 'Miss Elite World 2023'

Magazina
Beteja me tumorin, Nita Latifi rrëfen frikën që përjetoi në Big Brother VIP Albania

Beteja me tumorin, Nita Latifi rrëfen frikën që përjetoi në Big Brother VIP Albania

Magazina
Prej vitesh në Amerikë, Xhesika Berberi flet për anën e errët të modelingut

Prej vitesh në Amerikë, Xhesika Berberi flet për anën e errët të modelingut

Magazina
Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Magazina
Pas mbarimit të Big Brother VIP Albania 2, Arbana Osmani shijon pushimet në Santorini

Pas mbarimit të Big Brother VIP Albania 2, Arbana Osmani shijon pushimet në Santorini

Magazina

"Më dhemb" - Dua Lipa kritikon ministrat britanikë për atë që thanë rreth emigrantëve shqiptarë

Magazina
Kalo në kategori