LAJMI I FUNDIT:

Gjykata themelore Shkupi 1: PSP-ja nuk ka kërkuar urdhër për kontrollë

Gjykata themelore Shkupi 1: PSP-ja nuk ka kërkuar urdhër për kontrollë

Gjykata themelore Shkupi 1 njofton se Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka kërkuar urdhër për konfiskim dokumentesh në Regjistrin Qendror, por jo edhe për kontroll, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Gjykata dëshiron të njoftoj opinionin se ky rast dëshmon bashkëpunimin me PSP-në në kryerjen e punës së tyre, që është në kundërshtim me njoftimet kinse kjo Gjykatë pengon punën e PSP-së.


Gjykata themelore Shkupi 1 nuk do të komentoj aksionin e mbrëmshëm të PSP-së të ”masave të tyre operative dhe taktike të kurtheve dhe pritave të institucioneve, duke u thirrur në urdhëra gjyqësore dhe dukurive anonime të cilat më tepër ngjajnë në skenare holivudiane, e jo në kryerje serioze dhe të përkushtuar të finksionit të një organi siç është PSP-ja”./Telegrafi/