LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Themelore e Kumanovës e ka përmirësuar vendimin për rastin e vrasjes së ”Komandant Shqiponjës” (Dokument)

Gjykata Themelore e Kumanovës e ka përmirësuar vendimin për rastin e vrasjes së ”Komandant Shqiponjës” (Dokument)

Gjykata Themelore në Kumanovë ka përmirësuar vendimin paraprak ndaj të akuzuarit Bajram Limani për vrasjen e Xhemail Rexhepit, ku këtij të fundit ia ndryshuan masën e paraburgimit me arrest shtëpiak, mëson Portalb.mk. Në vendimin e parë nuk ishte përcaktuar afati kohor i arrestit shtëpiak, ndërkaq në vendimin e dytë të Gjykatës Themelore – Kumanovë thuhet se është bërë “përmirësim” dhe se vendimit të ri i shtohen edhe fjalët “në kohëzgjatje prej 30 ditëve” duke u arsyetuar se kjo ka qenë “gabim teknik”.

Avokati që përfaqëson viktimën, Marjan Vitanovski, thotë se nëse merret parasysh kualifikimi juridik, gjegjësisht pesha e veprës penale, nuk janë plotësuar supozimet ligjore të sillet vendim me këtë përmbajtje.


“Për këtë rast nuk janë plotësuar supozimet ligjore të sillet vendim me këtë përmbajtje.” thotë Vitanovski duke shtuar se kjo mund të mos ndikojë në proces.

POLITIZIM I SKAJSHËM

Gjykata nuk e ka marrë parasysh veprën, pasi që bëhet fjalë për vrasje e cila është pranuar nga vetë dorasi, duke anashkaluar Kodin Penal, nenin 164, paragrafi e 3-të që thotë se “Gjatë vendosjes së paraburgimit, veçanërisht për kohëzgjatjen e tij, do të mbahet llogari e veçantë për përpjesëtimin ndërmjet peshës së veprës së kryer penale, dënimit i cili mund të pritet sipas të dhënave me të cilat disponon gjykata dhe nevojat për përcaktim dhe kohëzgjatje të paraburgimit.”

Për rastin ne fjalë, që nga fillimi i procesit gjyqësor i cili zhvillohet në diskrecion të plotë, familjarët e viktimës thonë se ekzistojnë dyshime të mëdha se gjykon politika dhe jo drejtësia. Ata nuk duan ta komentojnë më tej publikisht këtë rast për shkak se sipas tyre ata që moti kanë humbur besimin në drejtësinë e këtij shteti. Me akuza të ngjashme doli edhe partia opozitare Lëvizja Besa duke cekur se i dyshuari Limani është mik i afërt i liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Bajram Limani është i akuzuar për vrasjen e Xhemail Rexhepit i njohur në opinion me nofkën “Komandant Shqiponja”. Incidenti tragjik ndodhi me datë 23 korrik 2015. Limani ishte u.d. kryetar i Degës së BDI-së-Kumanovë, ndërsa Rexhepi kandidat potencial për ta marrë kreun e Degës.

Limani është një nga personat kyç të Bashkimit Demokratik për Integrim në rajonin e Kumanovës dhe partia me çdo kusht tentoi ta vendos në krye të degës së BDI-Kumanovë. Pas incidentit, familjarët thonë se kjo parti me çdo kusht, përmes prokurorëve dhe gjykatësve të politizuar dhe instrumentalizuar, tenton që ai ti ikë dënimit maksimal për veprën e bërë dhe të kalojë më lehtë.

Kujtojmë vetëm dy rastet më të freskëta ku opinioni është dëshmitarë i drejtpërdrejt i partizimit të drejtësisë në Maqedoni nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim. Në fillim mori gradën prokuror një ish funksionar i BDI-së dhe së fundmi në Këshillin e Prokurorëve u emërua prokurorë një person që ka qenë donator i BDI-së, parti kjo që është pjesë e ekzekutivit.

Gjykata janë në pushim dhe nuk deklarohen për këtë rast./Telegrafi/

shqiponja1

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori