LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Themelore e Gjilanit mirëpret ndihmën e ekspertëve të BE-së

Gjykata Themelore e Gjilanit mirëpret ndihmën e ekspertëve të BE-së

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka pritur një delegacion nga Projekti i Binjakëzimit “Fuqizimi i formulimit të politikave dhe hartimit të legjislacionit”, të kryesuar nga Julie Trappe.

Azizi, fillimisht ka prezantuar para delegacionit të arriturat e gjykatës, me theks të veçantë numrin e lëndëve të kryera, që kanë qenë të shënjestruara për liberalizim të vizave.


“Ai ka mirëpritur bashkëpunimin dhe ndihmën,që ky projekt po jep në fushën e legjislacionit në drejtësi dhe në asistencën teknike. Si sfidë ka përmendur rritjen e numrit të bashkëpunëtorëve profesional dhe rritjen e numrit të përkthyesve gjyqësor të gjuhës serbe.

Ekspertët nga ky projekt kanë bërë një analizë Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, në lidhje me Udhëzuesin e BE-së për fuqizimin e të drejtave procedurale të personave të dyshuar ose të akuzuar në procedurën penale”, thuhet në njoftimin për media.

Këshilltarja Rezidente e Binjakëzimit, Trappe, ka theksuar se rendi ligjor i Kosovës është kryesisht në përputhje me standardet evropiane, por problemet paraqiten tek zbatimi, andaj në lidhje me këtë është shpërndarë një pyetësor tek gjyqtarët, për të parë se ku qëndrojnë sfidat më të mëdha.

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori